Nëse do të pyesnin këdo analist, politikan apo dhe njeriun më të thjeshtë të interesuar, jo vetëm për demokracinë, por kryesisht për ekonominë dhe mënyrën e administrimit të parave të këtij shteti, kushdo do të thoshte se guri i qoshes së gjithë ndërtesës është zgjedhjet e lira, të ndershme e të barabarta.
Por do të shtonim nga gjithcka kemi parë në këto vite, se deformimi i votës së lirë ka qenë edhe guri i themelit të vendosjet së regjimit ku po jetojmë.
Përvec kësaj, edhe vetë çështja McGonigal shëmbi njëherë e mirë mitin e Ramës se ne jemi më të mirët dhe më të mirë se ne nuk ka. Apo mitin e rremë se PS është një makineri fituese në zgjedhje.
Se po të ishte kështu, pse vallë, i tmerruar nga vota popullore e rregjur kundër tij, ai pati aq shumë frikë në palcë sa arriti të inskenonte si Makbethi, vrasës i pa besë një koorruptim gjigand e të paimagjinueshëm siç ishte shefi i FBI.
Lëre se sa i fortë na është dukur dhe se çfarë ka dërdillitur nëpër mediat e paguara prej tij gjithë këto vite, Mcgonigal tregoi qartë se ai është si një “vogëlush i frikësuar në mes të errësirës” kur bëhet fjalë për zgjedhjet.
Lëre se si ka gjetur një “celës kopil” për të mbyllur të gjitha dyert e komunikimit me gazetarët , kur flitet për bashkëpunim e konsensus politik, medemek se ai nuk merret me “non-grata”.
E vërteta është një dhe e qëllimshme: ai nuk i koncepton dot marrëveshjet për kodin zgjedhor përvecse një pazari. E provoi me Bashën dhe pasi e korruptoi me dosjen Muzin, bëri marrëveshje me të. E provoi pazarin me Berishën, dhe kur nuk i doli po lufton në mënyrë tinzare ta dëboj politikisht, gjë e cila është e pa mundur.
Edhe nga pikëpamja praktike, përveçse morale dhe politike, kjo është arsyeja pse izolohet Berisha prej regjimit sot: sepse sot për sot vetëm tek ai njerëzit kanë besim se nuk i tradhëton në përballje me Edi Ramën. Vetëm ai dhe askush tjetër. Ndaj Berisha është votuar masivisht dhe Luli nuk votohet hiç.
Dhe kjo është një e vërtetë e madhe që duhet ta marrin thellësisht në konsideratë të gjithë ndërkombëtarët.
Nuk ka lidhje me non-gratën apo me anti-amerikanizmin se Berisha me besimin pa kufi të amerikanëve shpuri Shqipërinë në NATO, por ka lidhje me pragmatizmin e një force opozitare që kërkon të fitojë.
Dhe ndryshe, përveç një njeri që nuk i tradhëton kauzat, ata nuk kanë se ku të gjejnë mbështetje dhe nuk kanë se kë të votojnë. Kjo është arsyeja e parë që hedh poshtë Ramën me pallavrat e tij burrracake kur thotë se nuk merrem me PD non-grata.
E pështjellon qëllimisht dhe padrejtësisht, sepse ai e ka për detyrë të merret pikërisht me deputetët që mbështet populli opozitar jo me formalizmin burokrat të PD së Bashë-aliut apo me lëmshin e kokolepsur të intrigës së tij. Nuk mund të ketë marrëveshje me buton dhe të para-komanduar me komisionin e krijuar me ketë hije të PD –ës , por me PD reale, të rithemelimit, forcën dërrmuese të opozitarizmit. Gjithka tjetër është një “grusht i shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira”. Së dyti, dhe ajo që nuk ka të bëjë vetëm me reformën zgjedhore, por dhe me një vullnet politik të ndërkombëtarëve është vota e emigrantëve.
Nuk mund të ketë zgjedhje të drejta dhe të barabarta, po qe se nuk konsideriohet ligjërisht vota e emigrantëve, në të gjithë peshën e frikshme që ajo ka filluar të zërë, si pasojë e shpopullimit biblik.
Në 10 vjet nga popullësia 2.8 milion janë ulur 1.1 milion njerëz, ose potencialisht 600-700 mijë votues nga lista zgjedhore. Ku pjesa më e madhe dhe kryesore janë votues të djadhtë të mënjanuar nga ekonomia dhe rregjimi i majtë aktual. Me çfarë fytyre të zezë turpi na del ky Celibashi, ky manekin i pushtetit, që në mënyrë maniakale del dhe e bën të pamundur këtu e një vit e gjysëm përpara mundësimin e votës së emigrantëve?
Le të kthehet përmbys i gjithë shteti dhe politika, le të punojë natë e ditë administrate dhe ti krijojë kushtet.
A e ka dëgjuar ndonjëher këmbanën ulëritëse të shpopullimit të atdheut ky partiak i kulluar tinzar që e mban veten edhe si pak asnjanjës ? Po jo, gjëja nuk vuan nga pumundësia, por nga frika politike gjer në palcë.
Së treti, gjithkush e di dhe e kupton qartë se edhe me këto dy kushte, zgjedhjet përsëri nuk do të qenë të barabarta, sepse makineria e pushtetit, administratës së patronazhistave, e fijeve të blerjes, shantazhit dhe manipulimit të votës fillon dhe vepron përtej numërimit dhe votimit.
Ndaj, po s’iu prenë krahët, po s’iu ndaluan ingranazhet kësaj rrote vota-grirëse, po s’u ndalua mafia dhe krimi nuk do të ketë votë të lirë. Po si duhet zgjidhur ky ngërç?
Duke hequr fuqinë e kontrollit dhe numërimit nga duart e politikës dhe administratës, për t’ia dhënë shoqërisë së profesioneve të lira të drejtësisë, dhe së dyti duke hequr nga pushteti partinë në pushtet për një kohë të paracaktuar para zgjedhjeve dhe duke e lënë vendin të drejtohet ndershmërtisht nga një “administratë të urtësh”.
Kjo besoj se është një platformë e mirë parimore që duhet zbatuar teknikisht, përndryshe të gjithëve na bie e drejta të parathemi dhe të përligjim në emër të shoqëriosë civile dhe intelektuale mos kryerjen e zgjedhjeve ose mos-hyrjen e opozitës së vërtetë në zgjedhje, nëse nuk zbatohen këto kushtet bazë të demokracisë.