Deputetët demokratë dolën në një konferencë për shtyp, duke kërkuar që të të rishikohet përbërja e komisionit të Reformës Zgjedhore.
Oerd Bylykbashi tha se nuk do ketë normalitet parlamentar nëse nuk pranohet kjo kërkesë, mes kërkesave të tjera të opozitës.
“Pothuajse 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar zyrtarisht që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të rikthehet tradita 20-vjeçare, e cila ka garantuar 2 rotacione politike me votë, sepse rregullat e përbashkëta kanë garantuar zgjedhje normale në përputhje me standardet.
Ne kërkojmë me forcë që të rikthejmë këtë traditë sepse reforma zgjedhore është një nga reformat më të rëndësishme që do të prodhojë një stabilitet apo destabilitet për më shumë se një dekadë.
Kërkojmë që pa vonesë, parlamenti i Shqipërisë të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit, konsensualitetit dhe funksionalitetit.
Sa kohë kjo nuk do të bëhet sepse Edi Rama nuk do dhe me ndihmën e të tjerëve do të arrije qëllimin për të veshur komisionin me një vello bipartizanizmi, ne nuk do pranojmë dhe ky parlament do të vazhdojë të jetë mosfunksional,” tha Bylykbashi.
Sipas tij, reforma zgjedhore është një nga arsyet kryesore të krizës që ka përfshirë parlamentin.sn