Vleresim paraprak mbi projektligjin, per disa ndryshime ne ligjin nr 8417, date 21.10.1998, ” kushtetuta e Republikes se Shqiperise, te ndryshuar:
Nje draft prej 29 faqesh qe definitisht mund te konsiderohet se i zhvesh plotesisht pushtetet juridike te Presidentit te Republikes Parlamentare, reformim ky i pangjashem per sistem qeverisese analoge me tonin, por i arsyetuem per nje Monarki Parlamentare, ne te cilen gelon korrupsioni, krimi, klientelizmi etj., dhe kreu i shtetit e pushtetet evtij, jane profukte te nje tradite simbolike historike.
Kemi te bejme me nje Zhvendosje paralele e pushteteve juridike te kreut te Shtetit tek disa organizma, qe do te jene krijesa dhe ndertime te Mazhorancave Parlamentare, duke nderprere edhe ate pavaresi qe teorikisht do te duhet te kene gjykatat dhe prokuroria nga ekzekutivi( votimi i dyte me shumice te thjeshte ne parlament, ne zgjidhjen e te gjitha institucionrve te reja qe krijohen). Nuk mund te krijohet nje strukture e tille e nderlikuar e sistemit te drejtesise, pa reformuar partite politike, ligjin elektoral dhe dekriminalizimin e pushteteve: reformimin i drejtesise pa krijimin e nje parlamenti te zonjave dhe zoterinjve te Shqiperise, eshte nje reformim i cunguar dhe i pamundur.
Drafti ka ndryshuar edhe Preambulen duke harruar pa e theksuar, nje prej bazamenteve mbi te cilat eterit e kombit kane rene dakord te themelojne shtetin: laicitetin dhe shekullarizmin Neni 12 i draftit i heq mundesine Gjykates Kushtetuese te shpalle antikushtetues nje ligj te miratuar nga kuvendi me shumice te thjeshte per ndryshimin e kushtetutes: cdo teke e cdo kryeministri qe ve ne rresht parlamentaret e tij, per ndryshimin e kushtetutes, nuk mund te rrezohet nga gjykata.
Ne vend te Keshillit te Larte te Drejtesise, organ tipik i Republikave Parlamentare Klasike, drafti qeveritar krijon keto organizma qe ne analize te fundit do varen nga mazhorancat e ngjalave dhe mazhorancat jo mocalore:
1 keshilli i larte gjyqesor,
2. keshilli i Emerimeve ne drejtesi
3 keshilli i larte i prokurorise. Nderkohe qe krijesa teesisht racionale dhe te domosdoshme, mund te konsiderohen:
4. Inspektorati i larte i drejtesise dhe5 tribunali disiplinor i Drejtesise6 struktura e Posacme Antikorrupsion e Prokurorise: mirepo, ne vend te vendosjes se ketyre institucioneve te reja,
4, 5, 6, nen varesi te Keshillit Aktual te larte te drejtesise, qe kryesohet nga figura e unitetit te kombit, Presidenti, keto organizma do te emerohen drejteperdrejte nga shumicat e ngushta parlamentare, dhe ky parashikim do te minoje terrsisht pavaresine e tyre. Drafti ne asnje rast, pervec varesise nga ekzekutivi, nuk ka zgjidhur ceshtjen e konfliktit te interesit: ai krijon institucione te pacenueshme nga ligji dhe shembulli me tipik eshte vendosja ne anetaresi te Tribunalit disiplinor te drejtesise, se Prokurorit te Pergjithshem: si do zgjidhet rasti kur kryeprokurori abuzon me pushtetin?!
Kur ai ne vend qe te ndjeke linjat e nje denoncimi, urdheron procedimin penal te denoncuesit?! Kemi te bejme me nje imunitet nga kontrolli i tribunalit ndaj kryeprokurorit, nje prej vuajtjeve me te medha qe po kalon shoqeria shqiptare nga mosveprimet e perseritura, per shkak te varesive nga ngjalat dhe nga lalzat. Pushtetet e Kreut te Shtetit per propozimin e Prokurorit te Pergjithshem eliminohen protesisht.
Deformim total i Republikes Parlamentare nderkohe qe misioni i reformatoreve dovte duhet te ishte:eficenca e sistemit te drejtesise, dekriminalizimi i drejtesise dhe organit te hetimit, pavaresia sa me e plote nga politika, profesionalizmi, shmangia e konflikteve te interesit: Republika Parlamentare pas kesaj mund te themi do jete vetem nje kujtim i kohes se shkuar: tashme do priremi drejte Republikes se Drejtuar nga Nje Monark i Zgjedhur Kryeminister ose Kryeparlamentar, varesisht dominose. 10 muaj pune e nje komisioni do te duhej te ishte kurorezuar me nxjerrjen e nje projekti Kushtetute te Plote, te re, moderne, por jo me nje pacavureje zhbalancuese qe do ta fuse vendin ne nje konflikt te metejshem.
Pavaresia personale e gjykatesve profesioniste eshte epa garantuar dhe pavaresia e organizimit gjyqesor e dhunuar prej njohjes se te drejtave administrative te mazhorances parlamentare.Eshte momenti qe kjo dore zhbalancuese te ndalet dhe kerkesat e ndarjes se pushteteve te respektohen, duke rritur kontrollin mbi zbatimin e ligjit nga ana e gjykatesve.
Me kete nuk them qe reforma te ndalet: ajo duhet te behet, por jo ne kahun e krijimit te nje sistemi drejtesie te varur nga ekzekutivi dhe mazhorancat: arsyeja dhe teoria e implementuar ne kushtet e Shqiperise, pa konflikt brenda modelit, duhet te prevaloje. Sistemi i krijuar nga ky draft ngjan te jete pervecse i kontrolluar politikisht, edhe shume burokratik dhe i shtrenjte. Sistemi i krijuar u jep shume pushtet kryetareve te gjykatave dhe prokurorise, pervecse krijon perjashtimesi nga dhenia llogari para drejtesise.projekti e len sistemin serish brenda rrethit te klientelizmit, duke e lidhur me fort tashme me mazhorancat qe ndryshohen. kesisoj shqiperia do kete nje sistem neonpatrimonial te drejtesise dhe qeverisjes, ne te cilin institucionet ekzekutive do te kontrollojne burimet kyce te patronazhit.
Ne fund fare, ndryshime te tilla kaq thelbesore, ne njeren nga tre deget e pushtetit, nuk mund te behen pa nje referendum popullor, per marrjen e miratimit te sovranit: komunistet projektues te ketyre ndryshimeve, kete as qe e mendojne, nderkohe qe bazamenti konstitucional ua imponon.
Komentet