Reflektime pak orë pas protestës:
Misionet Diplomatike në Tiranë e morën përgjigjen e heshtjes së tyre ndaj një regjimi autokratik e i korruptuar si qeveria Rama.
Ambasadorë europianë e përtej Atlantikut nuk kanë më motiv të injorojnë o të diversionojnë akuzat, provat, denoncimet e opozitës mbi faktet e aktivitetit si një organizim i strukturuar kriminal që shteti e pushtet kryen ndaj pasurisë kombëtare e shqiptarëve.
1- Pjesëmarrja ishte si asnjëherë tjetêr.
2- Protestë popullore jo vetëm e të djathtëve opozitarë por dhe i gjithë atyre që nuk pranojmë më një qeveri hajdute e një ekonomi mafioze që orienton politikat qeverisëse.
3- Marshim anti pushtet që tregojë se populli mund e di të organizohet jo vetëm para një Bashkie e Kryeministrie, por dhe të fuqizohet si më 1991 kur Tirana ushtonte sa në bllok, në qytet Studenti, në shesh, tek Artet, tek inxhinieria, në lagje, në oborre shkollash… kundër diktaturës.
4- Mediat botërore përcollën si kurrë më parë revoltën e shqiptarëve ndaj korrupsionit Ramist.
5- Mediat shqiptare konfirmuan talk show-et që pavarësinë e profesionit të gazetarit e zëvendësuan me opozitarizmin ndaj popullit.
6- Ne guxuam, ju bashkohuni e ata mund të rrêzohen!
7-8-9-10 me mijëra motive të tjera për të mos u ndalur më!