“Njeriu ngritët, afirmohet dhe përparon nga etika (moraliteti), edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi i tij.”Do thoshte dikur Hegeli.
Ndërkaq, sipas Immanuel Kantit:”Çdo gjë e logjikshme është e natyrshme, sepse çdo gjë e natyrshme është e logjikshme”.
Se këndejmi, e vërteta ose drita e njohur shkencore dhe humaniste, duke i lënë nën hije ose ërrësirë të plotë paditurinë, mediokritetin, imagjinatat e ndryshme ose fantazitë iracionale dhe negative së bashku me adoleshencën ose foshnjerinë e hershme shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, shkencore, arsimore ose profesionale të personit ose individit, e zbulojnë në ndërkohë sekretin e të së vërtetës dhe lumturisë së gjithëmarëshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit.
Sipas filozofisë së përgjithëshme qytetare dhe asaj politike, problemet e vogla shtetërore, nacionale, qytetare ose poliike, gjithëmonë flasin me zë të lartë, ndërsa problemet e mëdha ose kardinale, presin në radhë ose shpeshherë heshtin në kuptimin e e asaj se nganjëherë përdorimi me i bukur i fjalëve është heshtja.
Në të kundërtën, edukata dhe kultura e mbrojnë ose shpëtojnë njeriun nga “tabula rasa”, gjegjësishtë nga adoleshenca e përgjithshme që e ka fshehur dhe krijuar vet.
Atyre që janë të ditur, të thellë, të dashur dhe të urtë, jeta dhe koha gjithëmonë ua hapin të gjitha portat e mundshme të ardhmerisë.
Ndryshe nga kjo, nesër është tepër vonë për të jetuar, punuar dhe menduar vetem sot. Apo…?!
Ne jetojmë sot..për çastin ose momentin. E djeshmja i përket të së kaluarës, ndërsa e nesërmja të së panjohures.
Një digresion:
Ndërkohë që “Robinson Krusoja”, duke u bërë mik si dhe duke vënë (vendosur) raporte të shkëlqyera me atë “nomadin fisnik” të Daniel Defosë , kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak. Montesku më anë të “Letrave Persiane” ndërkaq, do ia mundësonte edhe një të “padituri” ose “paarsimuari” që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe cemet e ndryshme në strukturat e atëhershme shpirtërore, fetare, shkencore,intelektuale, kulturore dhe artistike në Evropë dhe me gjërë. Përderisa mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfuqit..) atëbotë ishin ngritur mite, epose dhe legjenda të shumëta të “kultit” etj.
Për fund:
Meqë fjala mbi Hegelin i cili do ndërronte jetë dikund në pjesën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Do shtuar se një trohë para vdekjës së tij, në Gjermani, Angli, Francë etj., do fillohej me botimin ( editimin) e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore, javore dhe ditore ose perioike. Në Londër do fillonte së botuari “Daily Courant” në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht,në Berlin, do themelohën gazetat e njohura si “Teutscher Merkur” dhe “Wohssicher Zeitung”, në Paris “Journal de Paris” dhe kështu me radhë.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe influencat ose ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës (1662), Parisit (1666) dhe Berlinit (17OO) në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukates, kulturës, disiplinës dhe emancipimit global ose universal të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë se përgjithshme njerëzore dhe qytetare.
Edhe pse populli (kombi) dhe shteti mund të ndodhën në kotje ose dremitje të ndryshme objektive dhe subjektive, ata nuk bën të flejnë as të vdesin kurrë!
Sëpakut kështu na mësojnë disiplinat e njohura shkencore dhe humaniste.
Komentet