…Te pa fat sa me s’ka ishin ata qe linden e jetuan ne shekullin e 20 teksa perjetuan Luften e 1 dhe te 2 Boterore sikurse edhe Gripin e tmerrshem Spanjoll qe mori miliona jete te pa fajeshme njerezore……por po kaq te pafat duket se jemi edhe ne qe lindem ne ate shekull e vazhdojme te jetojme ende ne kete shekullin e ri ..te 21…ku per here te pare ne historine e saj Bota eshte mbyllur, kycur, izoluar, trembur dhe shokuar si kurre me pare duke mos ditur realisht se c’po ndodh sot e se c’ka ndermend te ndodhe neser…
Njerezimi ka mbajtur frymen pezull dhe ende me besim tek shkenca e mjekesia por po kaq edhe nga zoti lutet per shpetim…
Po c’eshte kjo kohe e cmendur qe po jetojme e qe po na cmend te gjitheve …
Kohe kur fjala vjen ne Italine e super qyteterimit e civilizimit boteror po vdesin nga 500 e kusur njerez ne dite dhe ne po e quajme arritje e sukses…
Kohe kur shtetit me te fuqishem ne bote.. Amerikes i kane vdekur sot ne kohe paqe gati dy here me shume njerez se sa Pearl Harbori e 11 Shtatori te marre se bashku .. dhe ajo …serisht nuk eshte ne gjendje te ndale uraganin e kobshem vdekjeprures te nje virusi me origjine aziatike…
Kohe kur i kemi kthyer shtepite tona ne dyqane nga tmerri e pa siguria dhe nderkohe dyqanet i kemi boshatisur frikshem sa me s’ka…
Koha kur jemi c’orientuar si kurre me pare e nderkohe vazhdojme te lexojme e te degjojme budallalliqe e cmendurira pa fund reth gjithe kesaj c’po ndodh…
Kohe kur s’dijme ende te sotmen e lere me pastaj te nesermen…
Kohe e ulerimave per dhimbjen ndaj atyre qe s’kane asnje lloj ndihme e s’ka kush ti ndihmoje…
Kohe qe pleqte ne menyren me antinjerezore i mbyllen brenda ne shtepi…
Kohe qe largqofte te mos te zente ndonje semundje se iken i njomi bashke me te thatin..
Kohe qe edhe mund te vdesesh krejt i vetem ne shtepi…e se merr vesh kerkushi…
Kohe qe s’varrosim dot te dashurit tane te zemres…me te cilet jetuam deri me sot…
Kohe qe nje idiot e budalla me nje te kollitur e nje teshtimen te tij merr ne qafe nje goxha shkencetar, doctor, inxhinier, intelektual etj etj…dhe ju a shton emrin tek lista e te ikurve te cuditshem te kesaj kohe te cmendur…
Kohe qe edhe pse vetem 60 apo ne sapo kapercim te kesaj moshe po na quajne te moshuar, te plakur, moshe e trete etj etj cmendurira te kesaj natyre…
Kohe kur mjeket kane atrittur deri aty sa po zgjedhin se kush duhet te vdese e kush duhet te vazhdoje te jetoje…
Kohe kur shkenca e mjekesia u gjenden Gafil …e kohe kur Superfuqive ju rrofshin triliardat e armatimeve super moderne dhe bombat e raketat berthamore…
Kohe kur dalim te tmerruar per 1 ore te vetme pazar e per te blere ato c’ka na duhen per te vazhduar se mbajturi frymen gjalle…
Kohe izolimi, kycje, karantine e shtetrrethimi ku shteti po perdor deri edhe forcen e ushtrine per te pa bindurit e cmendur…
Kohe qe s’varrosim dot e su hedhim nje grusht dhe e su veme
dot nje tufe lule mbi varr Artistit e Sportistit qe na falen aq shume kenaqesi e emocione per vite e vite me radhe…
Kohe qe s’po shohim dot niper e mbesa e ku na u be zemra cope nga malli per ta…
Kohe kur s’po shohim dot prinderit tane e s’kemi mundesi tu japim nje gote uje sa per te pire ilacet e perditeshme…
Kohe kur nipit e mbeses i mungojne aq fort Gjyshja e Gjyshi i dashur qe ju perkedhel aq embel koken e qe i vene naten ne gjume me perrallat e tyre magjike ..
Kohe kur s’guxojme dot te vizitojme ne spital njerezit tane nga frika e vdekjes qe na rri mbi koke si cekan…
Kohe maskash…sapuni e dizifenktanti me alkol si kurre me pare…sikur te na kete rene zgjebja…
Kohe qe as per te qare s’po na lene…se per te qeshur jo e jo…
Kohe qe na mbeten njerezit tane te dashur rrugeve te botes…
Kohe reaspiratoresh per shpetim… prodhuar pikerisht prej andej nga doli vdekja …
Kohe kur edhe ne shtrat kemi frike ti afrohemi njeri tjetrit…
Kohe kur neper spitale s’ka me vende…sa frike e sa tmerr…
Kohe e genjeshtert kur edhe me shifrat e numrat e te semureve dhe te vdekurve po manipulohet turperisht…
Kohe kur te cmendurit po marrin ne qafe normalet…
Kohe kur edhe vete OBSH ka zene e flet kinezce..
Kohe kur politika e ndyre e perverse edhe ne kete qamet kur po luajme me jeten e me vdekjen …po na can bythen si kurre me pare…
Kohe kur tanket e ushtria jane rrugeve e shesheve me arme siper e nder duar pa ditur se ke duhet te qellojne e pa shkrehur asnje fishek te vetem… si dhe po mbyllin forcerisht neper shtepi te pa bindurit…
Kohe kur Amerika he per he ka ngritur duart lart e Kina po ben kerdine e po behet tmerri i botes…
Kohe qe lusim zotin ishalla pas kesaj cmendurie qe po perjetojme nuk dalim te cmendur krejt…
Kohe per ti thirrur perfundimisht radakes sone se duhet te jemi me njerez e me njerezore me njeri tjetrin e me natyren, ..jo me arme e jo me luftera… por vetem paqe..dhe me shume dashuri, respekt e me shume vleresim per jeten…
Kohe kur vertet merr vlere te vecante shprehja se Shendeti eshte pasuria me e madhe e kesaj jete dhe se paraja s’vlen me per kurgje… perpara tij…
Po jetojme kohen me te cmendur te jetes sone…kohen e vdekjes se pa dukeshme qe s’po e dijme as vete se nga na vjen…kohen e cmendurise njerezore…ndaj te gjithe se bashku si nje trup i vetem per ta NDALUR kete kohe tinzare e te cmendur sa me s’ka… …
STOP …kesaj kohe te marre !
Besim, shprese, kurajo e optimizem tek te gjithe …
Do ja dalim se s’ben !
A.R.DOSTI
Komentet