MADRID – Real Madridi do t’i paguajë 3 milionë euro trajnerit të shkarkuar Julen Lopetegui, shkruajnë mediat spanjolle.
Me sa duket Lopetegui dhe “klubi i mbretërve” janë dakorduar të paguhen gjashtë muaj nga kontrata tre-vjeçare me vlerë 18 milionë euro, të cilën e nënshkroi verës kur u zgjodh trajner i gjigantit nga Madridi.
Lopetegui u shkarkua të hënën pas humbjes në El Clasico ku u mposht nga Barcelona me rezultatin 5:1. Në vendimin e arsyetimit, menaxhmenti i Realit thekson se trajneri u shkarkua për shkak të “dallimit të madh në mes të cilësisë së ekipit në të cilin janë tetë lojtarë të nominuar për Topin e Artë të këtij viti dhe rezultatet e ekipit”.
Megjithatë, pavarësisht një njoftimi të ashpër me të cilin u informua opinioni për shkarkimin e Lopeteguit, thuhet se menaxhmenti i klubit dhe eksperti bask kanë rënë dakord lehtësisht t’i japin fund bashkëpunimit.
Lopetegui ishte trajner i Realit gjithsej 139 ditë ndërsa u emërua në rrethana kontroverse para fillimit të Kampionatit Botëror.
Më pas, Federata e Futbollit të Spanjës, menjëherë pasi mësoi se ka rënë dakord për bashkëpunim me “klubin mbretëror”, e largoi atë nga posti i përzgjedhësit të ekipit kombëtar.
Lopetegui para shkarkimit drejtoi një nga klubet më të mëdha botërore në vetëm 14 ndeshje, prej të cilave 6 fitore dhe po aq humbje dhe dy barazime. aa
Komentet