SHKUP – Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve Real Madridi në stadiumin “Filipi II” në Shkup, ka fituar trofeun e Super Kupës së UEFA-s në ndeshjen ndaj Manchester United me rezultatin 2:1.
Ndonëse ndeshja filloi pa njërin ndër lojtarët më të mirë në botë Critiano Ronaldo nga skuadra madriliene, Reali Madridit arriti në epërsi me golin e Casemiro-s në minutën e 24-t pas një krosimi të David Carvajal. Loja filloi me një intensitet të ngadalësuar, që më pas të ketë një ritëm më të shpejtë dhe pothuajse kontroll të plotë nga Real Madridi.
Gjysmëloja e dytë filloi me një intervenim të De Gea duke shpëtuar golin e United pas një goditje të Toni Kroos. Pas një aksioni të bukur mes Iscos dhe Bale, ky i pari shënoi golin e dytë në minutën e 52-të.
Gareth Bale në minutën e 60-të goditi transversalen, ndërsa në minutën e 62-të pas një goditjeje të Nemanja Matiç dhe mbrojtjes së Navas, Romelo Lukaku nga United më së miri u gjet në 16-tëshe dhe zvogëloi epërsinë e madrilenëve në 2:1.
Vlen të përmendet se madrilienët kishin dy raste për të shënuar gol në gjysmëlojën e parë edhe atë në fillim të lojës nga Bale si dhe nga Raphael Varane, i cili goditi transversalen.
Edhe Manchester United kishte gjasa mirëpo mbrojtja e Realit ishte e përqendruar pa mos lejuar që të rrezikohet porta e madrilenit Navas. Kah fundi i lojës i sapofuturi në lojë nga United Rashford kishte shansin për të barazuar rezultatin, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Klubi madrilen me këtë fitore bëhet ekipi i parë që fiton këtë trofe dy herë radhazi, pas Milanit në vitin 1990 dhe 1991.
Atmosfera entuziaste dhe euforia e tifozërisë nuk mungon edhe në rrugët e qytetit të Shkupit, në të cilat dominojnë flamujt e skuadrës spanjolle dhe asaj angleze.
Në sheshin “Maqedonia” Qyteti i Shkupit organizoi edhe “zonën neutrale të fansave”, ku bëhet transmetimi qendror i drejtpërdrejt i spektaklit të shumëpritur në mbarë botën.aa
Komentet