Real Madridi konfirmohet si kampion i Europës teksa mposht në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif me rezultatin 1-4 Juventusin.
Një triumf historik i spanjollëve teksa bëhen ekipi i parë që mbron trofeun e Champions-it që pas ndryshimit të formatit të kompeticionit në 1992-shin. Ky ishte suksesi i 12 i Realit në Ligën e Kampioneve, më shumë se çdo skuadër tjetër, duke vendosur një diferencë me 5 trofe nga ndjekësi më i afërt, Milani, që numëron 7 suksese.
Dy gola të Ronaldos, një supergol i Kasemiros dhe një gol në fund i Ansensios zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të Manxukiçit i cili realizoi një nga golat më të bukur të historisë së Ligës së Kampioneve.
PJESA E PARË
Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit të Madridit ka qënë një spektakël i gjithi për t’u shijuar.
Bardhezinjtë e filluan me mjaft dëshirë dhe agresivitet duke tentuar disa herë portën e Navasit në minutat e para, por pa rezultat.
Në minutën e 20 një kombinim fantastik me Karvahalit dhe Ronaldos bëri që portugezi të gjente rrjetën e Bufonit duke kaluar madrilenët në avantazh. Një rekord i ri i vendosur nga Ronaldo teksa bëhet i pari futbollist që shënon në 3 finale të Ligës së Kampioneve, në 2008-n për Mançester Junajtidin dhe në 2014-n dhe 2017-n për Real Madridin.
Nuk zgjati shumë epërsia e spanjollëve teksa në minutën e 27 Manxukiç barazoi rezultatin me një supergol të realizuar pas një goditjeje me roveshatë nga brenda zonës.
Më pas ritmi i lojës pati njëfarë rënie dhe skuadrat qarkulluan më shumë topin në mesfushë duke mos krijuar dot raste të rrezikshme për gol.
PJESA E DYTË
Në pjesën e dytë Reali i Madridit tregoi klasin superior si kampion në fuqi i Europës duke marrë në kontroll ndeshjen për të mbrojtur trofeun.
Kasemiro në minutën e 61-të realizoi një gol fantastik me një goditje shumë të fortë nga jashtë zonës duke lënë të shtangur mbrojtjen juventine dhe Bufonin.
Ndërkohë në minutën e 64-t ishte Ronaldo që thelloi avantazhin teksa shfrytëzoi më së miri brenda zonës një asist të Modriçit nga e djathta duke mposhtur sërish Bufonin.
Pas dy golave të shpejtë, Juventusi e humbi kontrollin e ndeshjes dhe Reali nuk e pati të vështirë të administronte rezultatin. Në minutën e 84-t Kuadrado mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë bardhezinjtë me 10 lojtarë.
Në minutën e 90 Reali shënoi dhe golin e 4-t teksa Marselo u fut në zonë nga e majta dhe shërbeu saktë në qendër të zonës për të riun Ansensio i cili shty topin drejt rrjetës.
JUVENTUS – REAL MADRID 1-4
Manxukiç 27′ / Ronaldo 20′, 64′, Kasemiro 61′, Ansensio 90′
Juventus (3-4-1-2): Bufon, Barzalji (Kuadrado 66′), Bonuçi, Kielini, Aleks Sandro, Pjaniç (Markizio 71′), Khedira, Alvesh, Dibala (Lemina 78′), Manxukiç, Higuain
Trajner: Masimiliano Alegri
Real Madrid (4-3-1-2): Navas, Karvahal, Varan, Ramos, Marselo, Kros (Morata 89′), Kasemiro, Modriç, Isko (Ansensio 82′), Benzema (Bejl 77′), Ronaldo
Trajner: Zinedin Zidan
Gjyqtar: Feliks Bryh (Gjermani)
KV: Dibala 12′, Pjaniç 66′, Sandro 70′, Kuadrado 72′ / Ramos 31′, Karvahal 42′, Kros 53′, Ansensio 90+1′
KK: Kuadrado 84′
Komentet