Kampioni i Ligës së Spanjës Real Madrid dhe fituesi i Kupës së Mbretit, Barcelona, mbrëmë u takuan në ndeshjen kthyese të Super Kupës së Spanjës në Stadiumin Santiago Bernabeu
STAMBOLL – Real Madrid ka fituar Super Kupën e Spanjës, duke e mposhtur Barcelonën në ndeshjen kthyese, me rezultatin 2-0.
Kampioni i Ligës së Spanjës Real Madrid dhe fituesi i Kupës së Mbretit, Barcelona, mbrëmë u takuan në ndeshjen kthyese të Super Kupës së Spanjës në Stadiumin Santiago Bernabeu.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2-0 me golat e shënuara nga Marco Asensio në minutën e 4-të dhe nga Karim Benzema në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë nuk kishte gola dhe Real Madrid, i cili kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 3-1, duke e mposhtur Barcelonën edhe në ndeshjen kthyese me rezultat 2-0, arriti të fitojë Super Kupën e Spanjës.
Me këtë rezultat Real Madrid, u bë për herë të 10-të kampion i Super Kupës së Spanjës. Real Madrid edhe më 1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008 dhe 2012 e kishte dërguar këtë kupë në muzeun e tij.
Kurse Barcelona, e cila ka fituar 12 herë Super Kupën e Spanjës, për të dhjetën herë përfundoi në vendin e dytë. aa
Komentet