Pianistja e njohur Etrita Ibrahimi e bija e kompozitorit Feim Ibrahimi reagon në rrjetin soacial pas mashtrimit të Bashkisë, e cila në muralen e Pallatit të arkitektuar nga Mak Velo, ku jetonin Ismail Kadare, Dritero Agolli dhe Feim Ibrahimi, nuk e vendos foton e kompozitorit të shquar, kur fjala ishte që në murale të vendoseshin të tre fotot e personaliteteve të shquara të kulturës shqiptare.
I nderuar zoteri i Bashkise se Tiranes, Henri Çule
I nderuar piktori i murales, z. Franko Dine,
Si mundet qe te deklaroni kaq hapur dhe pa piken e problemit, qe kete murale e keni bere per tre artistet e ketij pallati, nderkohe qe ju z. Franko, erdhet ne deren tone dhe na kerkuat vetem me iniciativen tuaj, partituren e tim eti???
Madje ju pyeta pas disa ditesh, a do ta vinit sepse poshte rrjetes se skelave kisha vene re qe kishte gjithçka dhe vetem Feim Ibrahimi nuk ishte… madje dhe ju komplimentova per punen sepse nuk dukej mire çfare kishte dale dhe kur e pashe rezultatin final, mendova qe kisha qene krejt pa syze me sa duket, kur e kisha pare poshte rrjetave…!


A nuk isha une kur diten qe zbulova qe portreti mungonte, ju shkruajta ne Whatsapp dhe ju thashe qe i duhej dhene Cezarit ajo qe eshte e Cezarit???
Partitura e tim eti ishte aq e vogel, sa jo vetem nuk i jepte atij ate qe i takon, por as nuk dukej fare!!!
A nuk patem nje debat diten e parafundit, kur ju nuk denjuat as te zbrisnit nga skelat dhe folem, ju nga kati i pare i tyre dhe une nga poshte, duke ju thene qe keshtu nuk mund te rrinte?
A nuk ju thashe qe nese nuk vinit edhe portretin, me mire ta hiqnit fare edhe ate cope te vogel partiture?
A nuk me thate qe ju partituren ma kerkuat me iniciativen tuaj,
sepse nga bashkia ju kishin thene qe te benit vetem dy portretet qe kishit bere dhe te mos vinit asgje tjeter?
A nuk qesha une dhe nuk ju pyeta me qesendi: “Ah, ashtu kane thene, eee?” dhe pastaj, pasi debatuam me thate qe do ta vinit portretin dhe ju dergova foton ne Whatsapp???
Pastaj si mund te deklaroni qe firma e perfaqeson me mire Feim Ibrahimin, se sa portreti i tij???
Nese eshte keshtu, atehere pse nuk vute vetem firmat e te treve, pa asnje portret…???
Çfare justifikimi eshte ky dhe si mund te genjehet ne kete menyre pa piken e skrupullit? Nese kjo eshte menyra per t’iu pergjigjur kritikes sime te hapur ndaj jush, nuk keni gjetur menyren e duhur!
Mua nuk me hedh askush hi syve, prandaj ju lutem…te pakten nje here ne jete…THONI TE VERTETEN!!!!!
Komentet