Reagim të ashpër pas besimit që kryeministri Rama i jep deputetit Gramoz Ruçi për drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryetarit të PD, ambasadorëve të akredituar në Tiranë, veçanërisht ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu dhe ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe Bernd Borchardt.
Nëpërmjet kësaj letre, Shoqata kërkon që Gramoz Ruçi të hetohet dhe të dërgohet në Gjykatën e Hagës dhe jo në krye të Parlamentit.
Letra e plotë:
Letër e hapur: Gramoz Ruçin çojeni në Hagë, jo në krye të Parlamentit
Drejtuar:
Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ne mënyrë te veçantë atyre qe vijnë nga shtresa e antikomunistëve te përndjekur politikë : Isuf Çela, Dhurata Çupi , Izmira Ulqinaku , Lorenc Luka , Bardh Spahija ,Aldo Bumci , Oriola Pampuri , Fatbardha Kadiu , Enkeleid Alibeaj , Myslym Murrizi , Agron Shehaj , Nada Meçorapaj
Ambasadorëve të SHBA z. Donald Lu , te BE Romana Vlahutin, të OSBE Bernd Borchardt
Te nderuar zonja e zotërinj !
Nga media afër qeverisë kemi mësuar se kryeministri Rama ka propozuar Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në legjislaturën e ardhme parlamentare , Ky është lajmi me i keq pas zgjedhjeve po aq te këqija te 25 qershorit dhe ka tronditura gjithë shqiptaret normale ne mënyre te veçantë familjare e te afërm viktimat e krimeve te krimeve te komunizmit në Shqipëri . Fatkeqësisht nuk kam parë asnjë reagim politik ndaj këtij lajmi për një vendim vendimi kaq te turpshëm e kriminal te Edi Ramës .
Jam i detyruar t’iu kujtoj se ai është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar : Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist ai u emërua Ministër i Brendshëm, megjithatë, ai e mbajti atë post vetëm për 2 muaj e gjysmë. Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave) ! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).
Mjafton vetëm kjo për të kuptuar se sa e pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme është për ne dhe shumicën e shqiptarëve zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi me ka rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi . Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme , shefit te policisë se fshehte politike te saje Sigurimit te Shtetit .
Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret shate flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm . Ne kemi kërkuar , nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi . Ky nuk është vetëm një turp , ky shate një krim tjetër politik po aq i rënde sa vajzat dhe djemtë qe vriste ne kufi e ne protesta në sheshet e Shqipërisë Gramoz Ruçi
I nderuar z. Basha.
Ju krenoheni që mundet te detyronit parlamentin shqiptar të votonte ligjin e dekriminalizimit . Mirëpo ligji juaj bën fjale e prek vetëm autorët e krimeve ordinere dhe toleron autorët e krimeve te renda politike atyre kundër njerëzimit dhe gjenocidit . Ne këto kushte “ligji juaj” është i pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët për faktin e thjeshtë se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara pasi ne krye te tij po kthehen përgjegjës autore të qindra krimeve vrasje pa gjyqe e masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni zgjedhjen e ish shefit te Sigurimit te Shtetit Ruçi ne krye te kuvendit ligji juaj i dekriminalizimit është një farsë , një vrime në ujë . Ndalojeni me çdo mjet e mënyre te ndodhe kjo.
Te nderuar deputete te përndjekur politike te komunizmit !
Për ju ky është një moment i një rëndësie te veçantë pasi keni rastin te demonstroni publikisht qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar gjenetikë e politikë . Jeni jo te detyruar por te dënuar te ndaloni krye-xhelatin komunist tuaj dhe familjeve tuja te behet nr 2 i shtetit shqiptar .Kjo nuk është detyre detyrë, ky është mision që Zoti ne emër te gjakut , sakrificave , vuajtjeve e të parëve ua ka caktuar juve . Nga përmbushja e këtij misioni varet e ardhmja juaj raporti juaj më ne antikomunistet e përndjekur politikë, me te gjallët dhe te vdekurit , sidomos martiret tanë. Ndalojeni ketë ne se nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë ,për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë ,të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet te ligjshëm e te pa ligjshëm brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë do te jemi te gjithë me ju. Ne se nuk e bëtë mos na dilni me kurrë përpara. Ne kemi pune posaçërisht me ju !
Zotërinj ambasadorë !
Kjo qe po ndodh apo qe pritet te ndodhë mund të mos ketë vëmendjen tuaj ne te njëjtën masë me ne por nuk justifikon asnjë qëndrim indiferent e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër te vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e presionin e mundshëm që një vrasës te zgjidhet ne krye te parlamentit . Ky veprim përveç padrejtësisë dhe imoralitetit qe mbarat është edhe një provokim i madh pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni , mos e toleroni e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës .Shqipëria . te nderuar shkëlqesi është ne lufte civile pasi lumi i gjakut te shqiptareve te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk është thare . Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet , të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike Edi Rama.
Te nderuar zotërinj !
Shpresoj shumë që apeli im publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës ,ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri. Ne nuk mund te heshtim e për me tepër ta lejime qe kjo të ndodhë . Shpresoj shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin tonë qe justifikon çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë e tij por ku moment ky provokim është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo çmim ,
Shpresoj shumë në mirëkuptimin tuaj !
Me respekt
Nebil Çika
Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike të Shqipërisë
Tiranë.01.07.2017
Komentet