Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.
Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.
AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.
“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.
Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.
“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.
AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.
“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.
Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.
Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.
“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.
Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale, por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.
Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij, fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.
“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.
Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.
Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.
“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia
Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.
“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.
“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.
Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.
“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./BIRN
Sa iu kam simpatizuar o Jozefinë. Madje më je dhimbsur se të sulmonin shumë. Më befasove. Jo për qëndrimin kundra, por për atë që vërtetë na e paske quajtur vehten si njësh, si shejëreshë, si të pazevendësueshme në PD. Jooo o Joz shenjtëreshë jo ti. Nës qeësohesh edhe vetë i gjen ca gjynahe që nuk të lënë të bëhesh shenjtëreshë. Madje nëse shenjtërit do kishin qëndrime të tilla do t’i urreja. Ty nuk do të urej. Do të lutem ta gkërkosh e ta gjesh qetësinë, t’i thërasësh mendjes. Gjëja më minimale që duhet të bësh në këto momente është që të ngrihesh kundra atyre që u përpoqën e po përpiqen të shpërbëjnë PD. Nuk dua të besoj se deri tani, dashje pa dashje, edhe ty në atë gruppo iu etiketonjë demokratët, ato demokratë që të kan ndjekur pas pa interes pa pretendime për ndonjë post. Ata që iu besojnë krahëve të ve e jo kolltukut që ua japin të tjerët. Koltuku nuk është i përjetshëm.
Ma zi i msumi se i deshirumi . Kush eshte msuar e vuan keq. Kjo gje eshte per te gjitha llojet e orekseve
Sa me shume flet Jozefina Topalli dhe kori i privilegjhumburve aq me shume bindesh cfare llumi ka grumbulluar Partia qe njehere e njekohe ishte shpresa e shqiptarve.
Ta bej te qarte qe ne fillim Basha me ka zhgenjyer shume qe me reformen territoriale qe nuk beri asgje si kryetar opozite duke e cuar ate ne zgjedhjet e 2015s si cjapi te kasapi.
Basha pati 2 vjet kohe fill pas ketyre zgjedhjeve te ndertonte nje kauze per ndryshimin e kodit elektoral dhe Rama nuk mund te justifikohej per mungese afatesh per votimin elektronik. Por e verteta eshte qe nuk e deshi ate ndryshim por bente vetem retorike duke e ditur qe kjo nuk behej dot 2 muaj para zgjedhjeve.
Basha nuk u distancua prere nga gabimet qe kishte bere PD dhe Berisha duke filluar me mjelesit e pushtetit te PD duke perfshire edhe Jozin qe mbushi ambasadat me famijaret e saj.
PD ja e Bashes nuk u dostancua nga Ligji Kriminal 7501;
PD ja e Bashes nuk ju kerkoi falje shqiptareve per trajtimin skandaloz te shtreses se te perndjekurve. Shqiperia eshte I vetmi vend qe nuk ka pastruar qelizat e saj nga sigurimsat qe ju kane sherbyer rregjimit famekeq dhe sherbimeve te huaja. Basha nuk i ka permendur dosjet.
Basha nuk eshte distancuar nga gabimet skandaloze qe ka bere PD e Berishes me servilosjet ndaj Greqise duke lejuar varreza te ushtareve (pushtues) greke ne token shqiptare dhe duke flirtuar me nje sharlatan si Vasil Bollano ne Himare duke e shpallur kete te fundit praktikisht minoritet kur historigrafia shkencore e mirefillte deshmon te kunderten.
Basha perkundrazi futi ne listat e PD se Vangjel Dulen qe i quan camet fashiste njelloj si Agimi i Arte ne Greqi dhe la jashte listave nje personalitet si Sulejman Gjana i lindur ne Bruksel prej nje familjeve patriote shqiptare e arratisur prej bandave te Enver Hoxhes.
Basha nuk ka dhene asnje shenje qe partia qe ai drejton ka ndermend te distancohet nga oligarket qe shqiptaret i njohin me emer e mbiemer por askush nuk i permend se kane frike pasi ata kontrollojne gjithcka qe nga pushteti legjislativ ai ekzkekutiv nepotist, media visuale dhe e shkruar.
Basha me gjysme zeri filloi te mermerise te verteten e George SOROS ne Shqiperi dhe pergundoi duke futur ne listat e partise se tij listen e nje sharlatani nga fshatrat e Elbasanit qe drejton ndermarrjen SOROS ne Shqiperi. Kjo nuk eshte politike e nje opozite por politike e neveritshme qe te ngjall krupen por jo shpresen.
Politika duhet te jete konsekuente qe te ngjalle shprese dhe besim.
MEGJITHATE Basha i ka bere vetem nje te mire Partise Demokratike duke lene jashte listave Jozefina Topallin dhe grupin e privilegjhumburve.
Jozi ju tregoi shqiptareve se sa brume ka si politikane kur doli pas nje tavoline druri me Arben Imamin qe pas bemave te tij ne vitin zi NENTEDHJETE E SHTATE duhet te ishte jo ne PD sic e ktheu Berisha por ne burg bashke me shume te tjere qe kishin kontribuar ne vdekjen e se paku kater mije shqiptareve ne ate vit. Biles ky Gjenerali ofendoi pa piken e turpit nenat shqiptare duke i krahasuar me kafshet ….kane pjelle nga tre kater femije – tha ai ne nje television direkt dhe asnje nga Partia Demokratike nuk u distancua nga fjalori i tij, asnje nga mediat e KAZANIT (ka te drejte Rama) nuk e tha asnje fjale. A e imagjinon cdo te kishte ndodhur ne Perendim nese nje politikan do te bente nje deklarate te ngjashme? Zonje juve e para si grua, si Nené duhet te kishit reaguar prere dhe qarte. Ne se grate dhe nenat shqiptare nuk i mbron nje ish kryetare Kuvendi si ju, kush do ti mbroje? Ju heshtet. Kjo eshte e turpshme. A ka ndonje te aferm ajo zonje qe ta keshilloje te pakten se keto gabime jane me shume se foshnjarake.
Zonje do te te bej nje pyetjes permes ketij komenti ne kete portal te nderuar. Je shprehur se Basha u katapultua pa asnje merite ne PD ne vitin dymije e pese, po cfare merite patet ju qe Berisha te beri deputete ne vitin rrumpalle nentedhjete e gjashte?
Demokratet e vertete nuk e duan Bashen se nuk e ka kthyer PDne ne shinat ku duhet te jete, Demokratet nuk e duan Selamin se ka qene nje zhgenjim shume i madh keto kater vjet te shkuar dhe ka fjetur gjume kater vjet ne radhe, por Demokratet e vertete nuk duan te ju a shohin bojen as te jua degjojne zerin juve karrigehumburve. Sinqerisht ju a them ju keni humbur cdo lidhje me realitetin shqiptar.
Partia per ju eshte sa permasat e vitheve tuaja, Shqiperia per juve eshte eshte sa permasat e karrigeve tuaja.
Demi me I madh qe I keni bere asaj partie nuk eshte vetem tkurrja e saj por fakti qe i keni bere shqiptaret te mendojne se Edi Rama ne keto kushte eshte e keqja me e vogel kur ne cdo shtet tjeter serioz edhe sa Maqedonia apo Mali i Zi do ta kishin rrezuar nga pushteti dy vite te shkuara dhe jo ta votonin perseri kete vere. Per hir te Zotit te pakten heshtni, ky do ishte nje favor qe do I benit publikut.
Kamqënë i këtij mendmi.Ju prkrah me forcën e shpirtit.Edhe në parinë e punës nuk pati kaq llum ose ky llum u angazhua në PD që sengriti dhe ska përtangritur kurrë kokën.Mendoj të quaj PS emokratë dhe PD stan me lepuj.