Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, të enjten, ndër të tjerë ka akuzuar edhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Përfshirë vrasjet politike. Për këto deklarata ka reaguar përsëri Kelmendi në një shkrim dërguar Gazetës Express, ai konsideron se Mehmeti është produkt i Hashim Thaçit, Xhavit Halitit dhe Baton Haxhiut.
Rrëfimin e tij e quan shpifës dhe të përsëritur tash e disa vjet.
Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka kontaktuar me Shkumbin Mehmetin por i njëjti ka refuzuar të japë dëshmi derisa nuk prishet aktgjykimi me të cilin i njëjti ishte dënuar me 30 vjet burgim. Megjithëkëtë, Prokuroria ka thënë se nëse deklaratat e Mehmeti zbulojnë vrasjet e pasluftës atëherë janë të gatshëm të kërkojnë zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit të tij.
Lexojeni reagimin e plotë të Ibrahim Kelmendit pa ndërhyrje:
Vrasësi Shkumbin Mehmeti – dëshmitar i mbrojtur, xhihadist mercenar ose kondom i xhavitëve, hashimëve e batonëve?
Koha kur ka zgjedhur Baton Haxhiu për të emetuar “intervistë ekskluzive” me Vrasësin Shkumbim Mehmetin, i dënuar si vrasës i policëve, dëshmitar i mbrojtur, i shpërfytyruar në xhihadist, është një dëshmi shqetësuese se rreziku për komplotin në tentativë kundër “Gjykatës speciale” ende nuk është tejkaluar.
Nuk me besohet se Baton Haxhiu nuk e dinte që “intervista” me këtë xhihadist nuk kishte ndonjë ekskluzivitet ekstra, sepse këto akuza të shpifura, ky xhihadist po i ripërsërit që disa vjet. Pas publikimit për herë të parë në gazetën Koha Ditore, të intervistës me Shkumbim Mehmetin, ekskuzive ishte kur ky xhihadist përgatiti një deklaratë për Xhavit Halitin, e cila përmbante “dëshminë” se unë kisha angazhuar Florim Ejupin për ta vrarë Xhavit Halitin. Atëherë qe përmendur shuma prej 240 mijë euro, si honorar mercenar për vrasje. Edhe atëherë Batoni e pat ftuar Xhavit Halitin të rrëfente edhe për atë “ekskluzivitet”. Tash, z. Haxhiu ankohet, përse nuk kishte reaguar prokuroria.
Por, t’i kthehemi më konkretisht “intervistës”, që emetoi Baton Haxhiu, më 11.02.2018.
Minuta fillestare / prezantimi konfuz i “intervistës” nga Baton Haxhiu:
“Ky edicion i zonës se debatit është i vëçantë, pasi ju sjellim një rrëfim të jashtëzakonshëm. Në vent të t’ftuarëve të mi në studio, do t’mund t’ndjekim bashkë deklarata ekskluzive, nga ni intervistë të ni t’denuarit, dëshmitar i mbrojtur i Pokurorisë speciale që pranon se është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ka kryer krime të shumta pas luftës, përfshirë edhe vrasje politike. Intervistën me ket person, i cili quhet Shkumbin Mehmeti, e ka realizuar gazetarja e Klan Kosovës Blerta Ahmeti. Dhe unë i kërkoj falje asaj që po ia marrë ekskluzivitetin, duke ia prezantuar punën e saj këtiu, më zonën e debatit…
Intervista është realizuar në burgun e sigurisë së lartë…
Nga goja e tij do të dëgjoni si kanë vra 13 ose 14 veta pas lufte…
Atëherë po shkojmë me rrëfimin e tij: si dhe kush e formoi grupin kriminal?
E kemi nda në dhjetë sekuenca të randa dhe kujdes që të mos jenë fmijë aty se si rrëfen me lehtësi për vrasjen dhe për atë qqë kanë dështuar t’vrasin.
Atëherë video 1. Ja, ky është Shkumbin Mehmeti, anëtar i grupit 13, 14 vetesh, të kryesur nga një anëtar i dikurshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Dhe do e shihni kush janë ata. Një grup i rrezikshëm, kriminal, pra, ishte formuar në fund të vitit 2001 në Kosovë. Misioni i atyre që u bënë bashkë ishte, të kryenin vepra të rënda kriminale, përfshi vrasje politike për qëllime të ndryshme t’themeluesve ti, që sipas Shkumbim Mehmetit, njeri prej anëtarëve të grupit ishin dy vëllezër të njohur për veprimtarinë e tij në Perëndim po dhe në Kosovë…
Për formim të grupit dhe aktivitetin e grupit, gjithnjë sipas Mehmetit, dinin edhe personalitete tjera me emer e nam te madh në vend, emrat e të cilëve KLAN Kosova i di, por i ka hequr me nje “bip”… Për arsye publike e profesionale ka vendos të mos i shfaq për publikun deri sa të kontaktohen më vonë, pas transmentimit të këtij emisioni.
Grupi u shkatërrua në fundit 2004…”
Ky prezantim, me paralajmërim kaq alarmues, patjetër do t’i ketë alarmuar tv-spektatorët dhe, pastaj, edhe publikun më të gjerë, se vërtet do të dëgjojnë të vërteta tmerruese nga një kriminel i penduar, tashmë me status të dëshmitarit të mbrojtur.
Kulmi i këtij paralajmërimi alarmues: “Nga goja e tij do të dëgjoni si kanë vra 13 ose 14 veta pas lufte. Si dhe kush e formoi grupin kriminal. Ja, ky është Shkumbin Mehmeti, anëtar i grupit 13, 14 vetesh, të kryesur nga një anëtar i dikurshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Një grup i rrezikshëm, kriminal, pra, ishte formuar në fund të vitit 2001 në Kosovë. Misioni i atyre që u bënë bashkë ishte, të kryenin vepra të rënda kriminale, përfshi vrasje politike për qëllime të ndryshme t’themeluesve ti…”
Pa qenë jurist, mua me rezulton se Baton Haxhiu, me këto konstatime, ka bërë vepër penale, sepse ka prejudikuar se “dëshmitari i mbrojtur” do ta thotë të vërtetën, me përmasa kaq kriminale, për grupin e themeluar në vitin 2001 (po vetëkuptohet, nga unë, Ibrahim Kelmendi, siç do të konkretizohet shumë herë gjatë kësaj “dëshmie”).
Baton Haxhiu paralajmëron përdorimin e shurdhuesit “bip“, kur “dëshmitari i mbrojtur” përmend emra personalitetesh, që të mos kuptohen emrat e tyre, por, në rastin kur përmendet emri im, ai asnjëherë nuk e ka përdorur këtë lloj shurdhimi.
Pra është e qartë se, gjithë këtë teatralitet alarmues e denoncues z. Haxhiu e ka bërë, kryesisht, për diskreditimin tim, por le t’u mbetet kompetentëve zyrtar e profesionistë të bëjnë vlerësimin, nëse është kështu, si po e (dis)kualifikoj unë këtë “dëshmi” kaq alarmuese.
Minuta 07’10”: /Shkumbin Mehmeti:
“Në vitin 2003 iu kam bashkangjit grupit…”
- Baton Haxhiu e ka dëgjuar disa herë këtë “dëshmi”, nga e cila rezulton se “dëshmitari i mbrojtur” i qenkësh bashkangjitur gurupit në vitin 2003, por që, siç rezulton nga rrëfimet e tij, do të rrëfejë për formim të grupit në vitin 2001.
Megjithëkëtë, z. Haxhiu e vlerëson të saktë këtë dëshmi, që e shtynë t’i bëjë konstatimet prezantuese që i citova më lartë. “Dëshmitari i mbrojtur” mua nuk më ka takuar, as më ka njohur në vitin 2001, por ky fakt nuk ka ndikuar që z. Haxhiu të shurdhojë emrin tim, si në rastet e tjera.
Minuta 15’45” / Baton Haxhia:
“E shihni ket fotografi. Kush ishte përfshi në vrasjen e Zamajt, si u planifikua dhe si u krye vrasja e Tahir Zemajt? Kush ishte iniciator? Kush nga te medhjte e politikes u pajtua me kete atentat? Pse u vra ai dhe kush ishin autoret e nje prej vrasjeve më të rënda pasl lufte? Shkumbin Mehmeti thotë se ka dëgjuar shumë për ket rast, ndonëse pretendon se nuk ka qenë pjesë e organizimit. Për më shumë të dëgjojmë verzionin qe ai jep për ket vrasje…, atëherë ta dëgjojmë rrëfimin…”
Krimineli Shkumbin Mehmeti ka përmendur emra konkretë, sipas tij, të “urdhëruesve“ të tyre. Batoni i ka fshirë ata emra, por jo në ato përmasa, sa, p.sh., të mos hetohet emri i Ramush Haradinajt, por nuk e ka fshirë emrin tim, as emrat e atyre që, vrasësi Shkumbin Mehmeti, i ka akuzuar për vrasës aktivë.
Pra, këtu dalin në pah motivi dhe qëllimet e Baton Haxhiut, për emetimin me kaq pompozitet, të kësaj “dëshmie”, të këtij shpifësi, me paraqitje xhihadisti.
Minuta 24’32” / Baton Haxhia:
“Dhe, siç e thash edhe në fillim, po ua përsëris edhe njëherë, ky është dëshmitar i prokurorisë së EULEX-it, ka shpreh dëshirën me qenë edhe dëshmira i mbrojtur, e po flet hapur…”
- Haxhiu me këto stërpërsëritje synon t’i bindë tv-spektatorët, që t’iu besojnë dëshmive të vrasësit Mehmeti, sepse ai është dëshmitar i prokurorisë së EULEX-it! “Ku dhëmbë shëmbi, shkon gjuha“, thotë proverbi. Kjo do të thotë, z. Haxhiu synon t’i imponojë, gjithsesi, si dëshmi të vërteta, këto shpifje!
Minuta 25’35” / Baton Haxhiu:
“Shikoni ket fotografi, versioni i vrasjes se deputetit Smajl Hajdari. Ky grup, sipas rrëfimit të Shkumbin Mehmetit, e ka krye edhe vrasjen e deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj…”
Në vazhdim, vrasësi Shkumbin Mehmeti, rrëfen emrat e vrasësve, edhe pse vetë, siç thotë, nuk ishte pjesëmarrës në atë vrasje. TV Klani, për qëllimet e përcaktuara të B. Haxhiut, as kësaj radhe nuk i ka mbuluar ata emra!
Minuta 40’05” / Baton Haxhia:
“Dhe e kemi një situatë tjetët. Si deshen ta vrasin Xhavit Halitin?…
Planet e pa realizuara për vrasjen e Xhavit Halitit. Një target tjetër i grupit ishte Xhavit Haliti, anëtari i PDK-së. Ky. sipas Mehmetit, ishte paraparë të ekzekutohej për shkak të Fondit ‘Vendlindja thërret’ por edhe për shkak të vrasjes në Shqipëri të një luftetari të madh të UÇK-s. Se kush ishte i ngarkuar për ta likuiduar Halitin dhe kush i tregoi atij se është cak i një atentati e kuptojmë nga deklarat e tashme e Shkumbin Mehmetit. Xhavit Haliti para ca vitesh në Zona B e ka rrëfyer rastin, por askush, ama askush nga prokuroria nuk pat reaguar. Ta dëgjojmë rrëfimin për planin e pa realizuar për vrasjen e Xhavit Halitit.”
Ky teatralitet i z. Haxhiu, aktërim i stisur, ka për synim të bindë tv-spektatorët që të besojnë në shpifjet e “dëshmitarit të mbrojtur”. Kjo shpifje është bërë me porosi, që ta ketë si provë Xhavit Haliti, për të më denoncuar, i bindur se ishte rast i volitshëm që të hakmerrej kundër meje për konfliktet që kishim mes nesh, para e gjatë luftës, Xhavit Haliti dhe unë. Sigurisht, z. Haxhiu këtu nuk e kamuflon fare angazhimin e tij, në anën e z. Haliti, prandaj i plason këto shpifje të “dëshmitarit të mbrojtur”, si të vërteta.
Minuta 41’35” / Dëshmitari i mbrojtur:
“Në janar 2015-tës kam dhanë deklaratë se ky grup që është bë prej Ibrahim Kelmendi eee, posaqerisht prej Ibrahim Kelmendi, ka ba marrëveshje, ka pagua Florim Ejupin me e vra Xhavit Halitin. E kam deklaratën që ia kam dhanë Xhavit Halitit… Pasi ka marrë vesh Agroni ka ndërhy dhe e ka penguar Florim Ejupin mos me e vra Xhavit Halitin… Ibrahim donte me e vra Xhavitin për përfitime të veta personale…”
Këto shpifje e insinuata, që mund të jenë porositur nga Xhavit Haliti, ose që vetë xhihadisti Mehmeti, mund t’i ketë sajuar për të krijuar favore personale, përfitime financiare, nuk meritojnë komente.
Krimineli i burgosur dhe i dënuar me 30 vite burg, ka kohë të fantazojë mënyra, për të dalë nga burgu, për të përfituar para e favore të tjera. Shpifjet e tij, prandaj edhe mund të arsyetohen, por nuk mund të arsyetohen shpifjet e porositura dhe, sidomos, nuk mund të arsyetohet mundësia që i është dhënë “dëshmitarit të mbrojtur”, për t’i plasuar shpifjet e tij përmes televizionit. Aq më pak arsyetohet mënyra e plasimit dhe e komentimit të tyre nga z. Haxhiu.
Ata që ia kanë mundësuar “dëshmitarit të mbrojtur”, plasimin spektakular dhe në ato përmasa të shpifjeve të tij dhe, sidomos z. Haxhiu, do të duhej të përgjigjeshin për këtë lloj agresioni kundër meje.
Minuta 43’35” / Baton Haxhiu:
“Cili është plani për trazirat e marsit 2004?! Detyra tjetër që kishte marrë grupi më pas ishte e jashtëzakonshme. Misioni i ri ishte të organizoheshin ato që më vonë do të njihen si trazirat e marsit 2004…”
- Haxhiu vazhdon me avazin e tij, për ta plasuar “grupin” edhe me plan për trazira të marsit 2004.
Minuta 53’28” / Dëshmitari i mbrojtur:
Gjatë gjykimit të grupit prej 13 vetave… në fund të gjithë u liruan, vetëm unë u dënova… Ata u liruan vetëm pse ishin pjsëmarrës në vrasjet tjera politike që kanë ndodh në Kosovë… (minuta 59’45”:) Ibrahim Kelmendi ka ndërhy te Norbert Kosteri, kryetari i trupit gjykues, edhe janë liru…”
Unë kam marrë pjes në disa senaca gjyqësore të këtij “grupi” prej 13 vetash dhe kam krijuar bindjen se ishin viktima, të organeve përkatëse, vendore e ndërkombëtare, për t‘u arsyetime se, më në fund, i gjeten organizatorët e trazirave të marsit 2004, dhe atyre po iu bëhet gjyq në rrethana alarmante, në ambiente të sigurisë së lartë, të burgut në Dubravë. Në fund trupi gjykues, i përbërë vetëm nga gjyqtarë të huaj, i shpalli të gjithë të pafajshëm, pra, edhe Shkumbin Mehmetin.
Tash, krimineli Shkumbin Mehmeti, teatralisht dhe kopilisht, i përzin dy procese gjyqësore: atë për trazirat e marsit 2004, ku iu është bërë proces 13 vetave dhe u shpallen të pafajshëm, dhe procesin tjetër gjyqësor, për vrarje të policëve, vrasësi Shkumbin u dënua me 30 vite burg.
Me kryetar të trupit gjykues, gjermanin Norbert Koster, nuk kam biseduar fare për pajfajësi të të akuzuarve, siç shpift xhihadisti Shkumbin. Fatmirësisht ai, duke qenë profesionist fanatik, ia doli të demaskonte veprimtarinë kriminale, sidomos të hetuesve Fadil Syleviq dhe Gojart Kelmendi, që kishin sajuar “grup të organizuar” dhe kishin dresuar edhe dëshmitar të rrjeshëm, një rast tepër ngjashëm me këtë të Shkumbin Mehmetin tani. Edhe ai ishte dëshmitar burgaxhi për krime hajnije. Edhe atij i ishte premtuar ta emigronin, pastaj, në Amerikë, si shpërblim, siç e paskëshin shpërblyer edhe Shkumbim Mehmetin, me strehimin e familjes së tij në Perëndim dhe tani ky pret shpërblimet e radhës, pse jo, edhe amnesti nga presidenti…
Provë për atë proces gjyqësor dhe për vendimin e trupit gjykues, për shpalljen e të gjithë të të akuzuarve të pafajshëm, është ai aktgjykim. Zotëri Haxhiu, prandaj, do të duhej, të paktën, të skuqej, për këtë lloj komploti, i cili më ka shkaktuar shqetësime tepër serioze.
Megjithëkëtë, unë uroj që hetuesia, prokuroria dhe gjuqësia do t’i shqyrtojnë këto shpifje, kaq flagrante të z. Baton Haxhiu, kësaj radhe i angazhuar si “verifikues“ i “dëshmive” e “deklaratave” të bëra nga ky “dëshmitar i mbrojtur”, vrasësi e xhihadisti Shkumbin.
Unë do të kërkoj nga institucionet kompetente të zbulohen motivet e kriminelit Shkumbin Mehmeti – për cilat qëllime e favore i ka trilluar ai këto shpifje? Mua me rezulton që ai ka llogaritur në favoret që po iu ofrohen dëshmitarëve të mbrojtur, edhe kriminelë, edhe duke ua sistemuar familjet jashtë Kosove, pavarësisht dëshmive të tyre të rreme dhe dëmeve që i shkaktojnë ato.
Tjetra, mbase xhihadistin Shkumbin Mehmeti e kanë informuar, tashmë, për angazhimin tim, këto 7-8 vitet e fundit, kundër islamistëve agresivë, dhe, prandaj, si i konvertuar i ri në xhihadist, ai do të bëjë vepra “në shërbim të Allahut”, që t’i shpërblehen në xhenet edhe me 73 hyri (virgjëresha), sepse, edhe gjatë procesit gjyqësor në Dubravë, kemi pas rast të dëgjojmë përgjime që i janë bërë telefonit të tij, se çfarë shpërfytyrimi seksist, muhamedan, kishte manifestuar ai pervers.
Mundësia e tretë, komplotistët Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi duhet ta kenë motivuar me financa dhe me premtim për amnesti kriminelin Mehmeti, që të pranojë dresurë për të shpifur kaq vulgarisht për atentatin në tentativë ndaj Xhavit Halitit, me shpresë se do të vlerësohen nga institucionet përkatëse si prova dhe, kështu, do të hakmerreshin kundër meje, për demaskimin që po ua bëj këtyre marionetave komplotiste.
Uroj të hetohet e shqyrtohet ky agresivitet i orkestruar kundër meje, i cili prodhon edhe rrezikshmëri fizike për jetën time, pos shqetësimeve psiqike.
13.01.2012
Ibrahim Kelmendi
Komentet