Futbollisti legjendar spanjoll Raul deklaroi se muajin e ardhshëm do ti japë fund karrierës së tij 21 vjeçare profesionale në futboll
MADRID – Futbollisti legjendar i kombëtares së Spanjës dhe Real Madrid-it 38 vjeçari Raul Gonzales i cili kohëve të fundit ka luajtur për New York Cosmos, deklaroi se muajin ardhshëm pasi të mbarojë Liga e Futbollit në SHBA do të përfundojë karrierën e tij profesionale.
Në deklaratën e shpallur në web faqen e klubit, Raul ka theksuar se dëshiron të bëhet kampion me New York Cosmos në ligën e SHBA-ve dhe se muajin e ardhshëm pasi të mbarojë liga do ti thotë lamtumirë futbollit profesional.
“Nuk ishte vendim i lehtë por ishte në kohën e duhur. Tashmë po përpiqem të kontribuoj që Cosmos të jetë kampion. Dua ti falënderoj të gjithë të cilët më ndihmuan gjatë karrierës time sportive. Veçanërisht tifozëve të Cosmos-it të cilët demonstruan dashurinë e tyre dhe më mbështetën nga dita që u bëra pjesë e New York-ut”, ka thënë Raul.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.
Komentet