Fatime Kalimashi
Behide Hasanaj, një grua me virtyte të larta njerëzore, humane dhe e devotshme. Ajo që e bënë të veçantë Behiden, është dashuria për njerëzinë, dhembshuria dhe humanizmi drejtë njerëzores, drejtë lirisë së shprehjes dhe të qenurit në ekzistencë.
Ajo si femër e dalluar, e sinqertë, me moral të pastër, me zemër të madhe, e bën të fortë për ti dalur në ndihmë atdheut, vendit që ajo i përket, pra Kosovës. Ajo qysh në fëmijëri dinte dhe ndjente gjërat sikur të rriturit, sepse ajo lindi si e tillë dhe gjithnjë luftonte për të drejtat e njeriut, ajo si grua, si nënë dhe si luftëtare sfidoi gjithë problemet dhe doli fitimtare me çdo kusht vetëm për vetëm që ishte e drejtë ndaj vetës dhe Zotit, prandaj tek Behidja shihet vet forca e saj shpirtërore duke u bazuar nga fëmijëria e saj, familja dhe populli i shumëvuajtur.
Ajo u lind dhe u rrit në një familje fisnike dhe bujare, ajo u edukua nga prindërit se si duhet dashur atdheun, si duhet dashur dhe ndihmuar njerëzit , ngase kështu thotë edhe Zoti. Behidja u betua para familjes dhe Zotit se ajo do të punojë dhe veprojë për ta ndritur Kosovën dhe popullin e saj, fëmijët që i rriti me shumë mund dhe sakrificë dhe që ajo luante rolin e nënës dhe babait, tezës dhe hallës, edukatores dhe gjithçka që atyre iu deshtë, pra ajo në mungesën e gjithçkaje bënte të pamundurën për ta, mandej ajo mori edhe rrugën e mërgimit, drejtë Zvicrës, për tu integruar si qytetare, si në shoqëri ashtu edhe në bamirësi. Ajo në fillim punoi për t’ju siguruar jetën fëmijëve të saj, pastaj vazhdoi të punojë edhe për të tjerët.
Ajo organizonte, themelonte shoqata, integronte të huaj, ndihmonte njerëzit, ajo nuk dinte të bënte dallime sepse njerëzit si Behidja, janë të rrallë, ato lindin për të mos vdekur kurrë, siç edhe kemi rastin me të, që përmes punës së saj 4 dekadëshe ajo nuk u dorëzuar kurrë, punoi si vullnetare para, gjatë dhe pas luftës.
Behidja qysh në atë kohë si një femër e guximshme mori në sy kurbetin për ta ndihmuar dhe dal zot popullit të saj të shumëvuajtur, ajo tregonte historikun e popullit të saj, ajo kërkonte me çdo kusht bindshëm që Zvicra, ta njoh Kosovën, ta ndihmon popullin e saj, ajo e vendosur dhe këmbëngulëse që nuk ju trembej as syri kërkonte të drejtat e saj, të drejtat e njeriut dhe me çdo kusht u bë edhe themeluese e shoqatës “ Nëna Terezë”, dhe shumë shoqatave tjera, si dhe anëtare internacionale për të drejtat e njeriut. Vlen të theksohet se puna e saj 37 vjeçare, dallon në çdo pikëpamje duke mos harruar luftën në Kosovë, që ajo i doli në ndihmë në çdo aspekt, si në financa, në ushqim, veshmbathje, ilaçe e deri në strehimin e të plagosurve, në strehimin e të dhunuarave, fëmijëve jetim dhe të gjithë ata që patën nevojë për ndihmë.
Behidja rrezikonte edhe me jetën edhe me familjen, por për të nuk vlente asgjë më shumë se populli i saj dhe liria e Kosovës. Behide Hasanaj, nuk kursej asgjë ajo që nga viti 1983 e deri në vitin 2016, bëri gjithsejtë 284 udhëtime, për t’ju dalur në ndihmë edhe shteteve tjera siç ishin Sarajeva, Kroacia, Mali I Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, ajo gjithë këto udhëtime i bëri me autobus, makinë, traget dhe avion.
Behidja çdo herë deklaron ndihmën e miqve të saj zviceran. Zvicra për të është vendlindja e dytë sepse aty kishte gjetur familjen dhe shoqërinë, a ty kishte gjetur besimin dhe përkrahjen, lirinë e shprehjes dhe mbështetjen për ndihmë.
Behidja dhe populli i saj e falënderojnë shtetin Zviceran dhe i janë shumë mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë dhe pas luftës. Behide Hasanaj, falënderon edhe Gjermanin dhe shtetet tjera të cilat i dolën në ndihmë Kosovës, që kur ajo apeloi institucionet shtetërore.
Behidja bëri bujë në të gjitha vendet e botës duke kërkuar ndihmë për popullin e saj. Behidja ishte dhe do të mbetet model i gjithë njerëzimit, të gjithë ata që kishin rastin ta takojnë vetëm njëherë Behiden jam e bindur se do t’ia kanë lakmi për të mirë, andaj puna dhe vepra e saj na bënë të mburremi dhe krenohemi për jetën dhe veprën e saj, gjë që na bënë edhe ndeve të ndihemi shqiptar.
Me respekt,
Fatime Kalimashi
Komentet