Voal – BERNE – Voal.ch i referohet “Neue Zürcher Zeitung” që shkruan se Zvicra ka urdhëruar bllokimin e një tjetër llogarie bankare për Gulnara Karimova. Kjo me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, si pjesë e hetimit, ku Gulnara Karimova, vajza e madhe e presidentit uzbek Islam Karimov, është e përfshirë në një aferë për pastrim parash që ka lidhje me transaksionet në tregun e telekomunikacionit në vendin e saj.
Lajmi, i publikuar sot nga gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, iu konfirmua ATS nga zëdhënësi i Zyrës Federale të Drejtësisë Raphael Frei.
Kërkesa është paraqitur nga Shtetet e Bashkuara më 27 mars dhe bllokimi ishte vendosur më 10 qershor, tha zëdhënësi, i cili nuk mund të jepte më tepër informacion mbi shumën e aseteve në llogarinë në fjalë.
Shifra – shpjegoi ai – është ende sigurisht më pak se $ 640,000,000 sa e ka përmendur nga gazeta amerikane “The Wall Street Journal”. Është e mundur që kjo të jetë pjesë e fondeve të njëjta tashmë të ngrira nga Prokurori Publik i Zvicrës.
Në Zvicër, gruaja, së bashku me të tjerë është e hetuar nga prokurorët federalë për riciklimin: kjo ka çuar tashmë në konfiskimin e pasurive në vlerë mbi 800 milionë franga zvicerane. Këto janë fonde që mund të vijnë nga operacionet të paligjshme në tregun e telekomunikacionit të Uzbekistanit.
Hetimi zvicerane ka filluar në korrik të vitit 2012 kundër katër shtetasve uzbeke që kishin lidhje personale e biznesi me të bijën e presidentit Karimov. Atëherë gruaja ishte Përfaqësuese e Përhershme e Uzbekistanit në Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare në Gjenevë, dhe gëzonte imunitet diplomatik.
Prej kohësh ishte konsideruar si trashëgimtarja për “fronin” e Uzbekistanit, Karimova – akuzuar për korrupsion në vend – ajo ka humbur edhe simpatinë e babait të saj, i cili e ka larguar edhe nga funksioni si ambasadore në OKB, duke e bërë që t’i hiqet edhe imuniteti.
Komentet