“Kemi detyrim të mbeshtesim atë dhe familjen në këto ditë me gjithçka mundemi, moralisht e sidomos financiarisht, por sot Gjoka shekullor ka nevojë për dhurues vullnetarë gjaku. Kush ka mundësi, për çfarë do lloj ndihme, të kontaktojë me nipin e Tij Gjovalinin. Cel: 0666161479”, shkruan Tole. Ndërkaq, të pyetur nga “GSH” familjarët thonë se mund të dhurohet gjak nga çdo grup gjaku.
Gjok Nonaj është lahutari më i vjetër i gjallë, 107 vjeç. Ai ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës ndër vite. Ka qenë vetëm 10 vjeç kur mësoi lahutën dhe është shprehur se “kurrë nuk do ndahet prej saj”. Lahutari i moçëm Gjok Nonaj e ka përcjellë këtë traditë edhe tek e mbesa Lumturije Nonaj, e cila është lahutarja e vetme femër në Shqipëri, por edhe te nipërit e tij Gjovalin dhe Gjet Nonaj. Dalja e tij në “qytetin e festivaleve” u konsiderua një surprizë e rrallë për publikun, studiuesit dhe dashamirësit e folklorit.
Gjok Nonaj është banor i Komunës së Shëngjinit, por prejardhja e hershme e familjes së tij është nga fshatrat e Malësisë së Madhe, që mendohet se është vend i origjinës dhe interpretimit të këngëve mitologjike të Eposit të Kreshnikëve. Interpretimi i tij i fundit në Festivalin e Gjirokastrës nga goja dhe gishtat të këtij të moshuar të vargjeve mitologjike të eposit të lashtë shqiptar, erdhi si një dëshmi e gjallë e transmetimit gojë më gojë dhe përcjelljes nga një brez te tjetri të këtij eposi të lashtë.
Përshëndetje,
A po kërkoni një hua të vërtetë? a jeni në borxh dhe keni nevojë për para për të paguar faturat, a keni nevojë për një hua urgjente për të filluar një biznes të ri apo për të përmirësuar biznesin tuaj? a keni nevojë për një kredi për të blerë një makinë apo një shtëpi? a keni një projekt të papërfunduar në majë të gishtave tuaj për shkak të financimit joadekuat? A keni një rezultat të ulët të kreditit dhe keni vështirësi për të marrë shërbime kapitale nga bankat vendore dhe institutet e tjera financiare? A keni nevojë për kredi investimi për të investuar në zona të caktuara specializim, ju jeni në vendin e duhur për zgjidhjet tuaja të kredisë këtu! Credit Land ofron të gjitha llojet e kredive të çdo shume kompanive dhe individëve me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm prej 2%. Procesi i kapitalit dhe i huadhënies është i sigurt, i vërtetë dhe 100% i siguruar dhe i garantuar. Interesuar ju lutemi na kontaktoni me e-mail; (creditlandloans@gmail.com)
Email: creditlandloans@gmail.com