Pavarësisht përpjekjeve të Rilindjes për t’ia faturuar skandalin e Onkologjikut vetëm mjekëve, të dhënat, edhe të institucioneve shtetërore tregojnë se korrupsioni nuk është çështje e thjeshtë disa mjekëve, por e sistemit korruptiv që ka ngritur Edi Rama.
Kjo gjë është dëshmuar edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë, i drejtuar nga demokratja, Albana Vokshi, ku audituesit e KLSH kanë bërë të qartë rapotin auditues për periudhën 2015-2017 për konçensioni e “check up” dhe “Sterilizimit”.
KLSH ka provuar se në 2.9 muaj, koncensionari i check up është paguar për mbi 455 mijë analiza të pakryera nga buxheti i shtetit, ndërsa fitimi kompanisë pas këtyre pagesave është rritur deri në 32%.
Shërbimi i “Check up” që duhej t’i ofrohej falas qytetarëve, rezulton që në një mënyrë ose një tjetër të ketë rënduar në xhepat e taksapaguesve miliona euro.
Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, gjatë raportimit të disa prej audituesve të KLSH u deklarua se buxheti i shtetit në 2 vite e 9 muaj, për periudhën mars 2015 deri në 2017-ën, ka paguar koncensionarit afro 413 mln lekë të reja për 455.145 kontrolle të pa kryera.
Audituesja e KLSH, Selime Bregu, tha se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%.
“Ne themi kosto shtesë. Këto janë 182 milion kosto variabël, nga TVSH janë 413 milion lekë. Është bërë analiëz për rastet e pakryera, por për efektin nuk e kam një analizë. Në auditimin e parë në 2016, ne kemi konstatuar rritje të fitmit të koncesionarit nga 8 duke shtuar tvsh dhe kostot variable deri në 32 %”, u shpreh Selime Bregu.
Referuar kostove të larta për shërbimet e pakryera, dhe numrit të analizave të check up që sipas auditimeve të KLSH është larg numrit të parashikuar në kontratë ( 475 mijë analiza në vit), KLSH ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ndryshojë termat e kontratës, pikërisht për të zbutur efektet negative në buxhetin e shtetit, por ky rekomandim nuk është zbatuar.
Pra, Rilindja, përkundër rekomandimeve të KLSH e ka patur të qartë objektivin e saj, vjedhjen, dhe jo ofrimin e shërbimit të qytetarëve dhe nuk i ka marrë fare parasysh rekomandimet.
“I rikërkojmë Fsdksh në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe në dakordësi me koncensionarin të ndryshojë kushtet e kontratës: Nisur nga fakti që numri I analizave është larg pritshmërive të numrit të kontraktuar të shikojë mundësinë e eliminimit të tavanit të sipërm për fashën e përfituesëve të check-up. ishikimin e pagesës së check up dhe eliminin e kostove shtesë për buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shpenzimet variabël që llogariten rreth 400 lekë për xheck up. Nga MSH janë ngritur grupet e punës për negocimin e kontratës koncensionare për “check up”. Por deri në mbyllje të auditimit nuk na është ofruar një amendim kontrate,” shprehet Alketa Kalleshi, audituese e KLSH.
Sipas kontratës koncensionari do të paguhet nga shteti shqiptar për 475 mijë kontrolle të check up në vit, ose 40 mijë në muaj, pavarësisht numrit real që do të kryejë.
Nga ana tjetër nëse kompania do të kryente mbi 475 mijë kontrolle atëherë për çdo kontroll mbi këtë shifër do ta merrte pagesën ekstra nga buxheti i shtetit.
Për periudhën mars 2015 deri në shtator 2017 duhet të ishin realizuar të paktën 1.3 mln analiza nga të cilat janë kryer vetëm 851 mijë, ndërsa koncensionari është paguar për 455 mijë shërbime të pakryera për të plotësuar parashikimin kontraktual.
Në 2018 KLSH ka rekomanduar amendimi i kontratës koncencionare të “check up”, detyrë që i është lënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH-së, por amendimi i kontratës nuk është realizuar as sot.
Ndryshimet në kontratën e koncensionarit nga ana e KLSH-së është kërkuar për të zgjeruar fashën e moshës së përfituesëve nga “Check up” për shkak se numri i analizave të kryera ka qënë larg përbushjes së numrit të parashikuar në kontratë (475 mijë analiza në vit), si dhe për të zbutur efektet negative në buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shërbime të pakryera.
“I rikërkojmë Fsdksh në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe në dakordësi me koncensionarin të ndryshojë kushtet e kontratës:
-Përmes modaliteteve shtesë të arrihet masa e kontrolleve mbi të cilat është dakordësuar cmimi I këtiij shërbimi. Nisur nga fakti që numri I analizave është larg pritshmërive të numrit të kontraktuar të shikojë mundësinë e eliminimit të tavanit të sipërm për fashën e përfituesëve të check-up.
-Të ndërmarrë rregullime ligjore për të zvogëluar efektet negative për “pagesa pa shërbim” në këtë koncension.
Rishikimin e pagesës së check up dhe eliminin e kostove shtesë për buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shpenzimet variabël që llogariten rreth 400 lekë për xheck up pa tvsh për kontrollet e pakryera dhe pjesë e amendimit të jetë edhe saktësimi I shërbimit të ofruar në këtë kontratë si një shërbim I përjashtuar nga TVSH.
Nga MSH janë ngritur grupet e punës për negocimin e kontratës koncensionare për “check up”. Por deri në mbyllje të auditimit nuk na është ofruar një amendim kontrate,” ka deklaruar audituesja e KLSH, Alketa Kalleshi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.
Pra siç shihet, sistemi i ngritur është i qëllimte për të zhvatur paratë e qytetarëve dhe jo rastësisht pas çdo auditi dhe sugjerimi të KLSH, Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu apo Albana Koçiu kanë bërë të shurdhërin.
E jo më kot Edi Rama përpiqet çdo ditë me çdo mënyrë të sabotojë edhe punën e Komisionit Hetimor Parlamentar. sn