Aleati kryesor në bashkëqeverisje, LSI i është drejtuar sot me kritika të forta qeverisë Rama, duke i kërkuar të jetë më e përgjegjshme dhe më e ndjeshme për shërbimin ndaj shqiptarëve.
LSI i kujton qeverisë se kur FMN nuk lexohet me seriozitet kemi të bëjmë me krizë, duke i sjellë në kujtese krizën e vitit 1997.
Në një deklaratë nga selia e LSI, sekretari i përgjithshëm Luan Rama ka reaguar për raportin më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë, në të cilin numëroheshin një sërë problemesh me transparencën dhe atë që e quajti minimi i buxhetit.
Sipas tij, qeveria duhet të reagonte zyrtarisht për raportin e FMN-në, duke çmuar si shumë të rëndësishëm transparencën fiskale që duhet të bëjë qeveria.
“Raporti i fundit i FMN kërkon seriozitet dhe maturi në leximin e tij sepse sa herë që qeveria shqiptare nuk e ka konsideruar me seriozitet qëndrimin e FMN atëhere jemi ndeshur me fenomene krizash apo situate të pakëndshme ekonomike apo sociale”- tha ai.
Duke theksuar se 10 nga 36 rekomandimet e FMN-së nuk zbatohen, në emër të LSI-së, ai i tërhoqi disa herë vëmendjen qeverisë të reflektojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri.
“Qeveria duhet ta lexoje në mënyrë të drejtpërdrejtë atë si është shkruar raporti, madje duhet lexuar me seriozitet dhe më me konsistencë ndofta edhe sesa rekomandimet e Komisionet të Venecias. Mirëqeverisja, qeverisja e mirë impaktin e parë duhet ta krijojë te cilësia e jetës, te të ardhurat e familjes, ofrimi i shërbimit që e bën jetën të denjë dhe e përafron atë me standardet e vendet të BE ku duam të jemi. E ftoj qeverinë të jetë më e ndjeshme, më e përgjegjshme kur është fjala për standardin e qeverisjes, mirëqeverisjen dhe shërbimin ndaj shqiptarëve”- tha ai.
Cfarë citonte FMN në raport
Shqipëria nuk ka plotësuar 8 kritere në transparencën e buxhetit dhe të dhënave fiskale nga 36 kritere vlerësuese për 2015-n. Të dhënat u bënë publike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ku janë matur standardet në kodin e transparencës fiskale. Raporti vlerëson se buxheti rrezikohet nga parashikimet që qeveria bën në mbledhjen e të ardhurave, duke i mbivlerësuar parashikimit. Mungesa e të ardhurave nga mosarkëtimi po minon besueshmërinë e buxhetit.
REKOMANDIMET
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë 7 rekomandime qeverisë për përmirë- simin e transparencës fiskale. Fillimisht në raport rekomandohet ngritja e një këshilli të pavarur fiskal, që do të vlerë- sojë parashikimet si për të ardhurat, ashtu edhe për rritjen ekonomike.
E thënë ndryshe, Fondi kërkon ekspertë të pavarur që të shohin nëse parashikimet që bën qeveria për mbledhjen e të ardhurave në buxhet janë të fryra apo të realizueshme. Po ashtu rekomandohet në raportet fiskale përfshirja e opinioneve të ekspertëve për përmirësimin e gjendjes së deficitit buxhetor, borxhin dhe të ardhurat.
Publikimi i të dhënave nga thesari, departamenti i borxhit, i buxhetit si një paketë të vetme, pasi aktualisht të dhënat raportohen të ndara. Është kërkuar publikimi i një raporti vjetor me të ardhurat tatimore dhe shpenzimet. Parashikimet mbi të ardhurat e buxhetit duhet të krahasohen edhe me parashikimet e të ardhurave nga këshilli i ekspertëve të pavarur fiskalë.
Komentet