Ferizi ka bërë edhe zhvatje të parave dhe mjeteve të tjera me vlerë nga individë dhe kompani amerikane që i ka sulmuar. Vetëm një nga pagesat që i ka kërkuar nga viktimat e tyre ka qenë në vlerë prej 500 dollarësh amerikanë.
Hetuesi i FBI-së kishte zbuluar se tre muaj para se Ferizi të mbushte 17 vjet, për herë të parë kishte hapur llogari në rrjetin social “Twitter”, prej nga kishte dërguar informacionet personale të 1 mijë e 351 amerikanëve te pjesëtarët e “Shtetit Islamik” (ISIS).
Shkruan në kopjen e raportit 22 faqesh të përpiluar nga hetuesi special i FBI-së, ku në detaje paraqiten aktivitetet e Ferizit si udhëheqës i Hakerëve të Kosovës (KHS) i arrestuar më 14 tetor në Malajzi…
Komentet