Në raport theksohet se vdekja e Astrit Deharit ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike traumatike
PRISHTINË -Avokati i familjes së Astrit Deharit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili vdiq derisa ishte në paraburgim në burgun e Prizrenit, Tomë Gashi sot ka publikuar raportin e ekspertëve të pavarur lidhur me vdekjen e Deharit. Sipas këtij raporti, vdekja e Astrit Deharit është e dhunshme dhe e menjëhershme, e cila ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike dhe të dhunshme.
Sipas raportit të ekspertëve të pavarur, Dr.Besim Ymaj, nga Tirana, dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë obduksionit, thuhet se “Dëmtimet në trajtë gërvishtjeje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehta për së gjalli.”
Në raport po ashtu thuhet se “Lëndimet në kokë, në parakrah të majtë, këndin e nofullës së poshtme, etj janë shkaktuar me mjete të fortë dhe këto klasifikohen si lëndime trupore me natyrë me shumë shenja të vetëmbrojtjes. Mbyllja e laringut një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimit, zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit.”
Së fundi në raport theksohet se vdekja e Astrit Deharit ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike traumatike si lëndime të frymëmarrjes së brendshme, nga ngjeshja me forcë e një mjeti me konsistencë të fortë.
Kurse sipas raportit të autopsisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore vdekja e Deharit ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike (mbyllja ose bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes), si pasojë e dëmtimeve të vetshkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme. aa
Komentet