Ka disa ditë, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, që Ramushi herë i lutet e herë e kërcnon Albinin, “…. mos e hiq taksën”!
Refreni i Ramushit është si ajo kënga e dreqit “Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”.
Bân qysh t`thâm unë e mos bân qysh bâj unë!
Po a është kështu qysh po i thot Ramushi Albinit apo ”bân qysh t`thâm unë e mos bân qysh bâj unë”.
E Avdullah Hotin e gjuajtën me vezë në qendër të Prishtinës, jo larg Skënderberut e Ibrahim Rugovës.
Ramush, sipas adetit që ti je “kanungji”, edhe një bijë e fisit nëse hyn nermjet, burrat i dorëzojnë armet. Sejmenët tu, e dh…në adetin.
Nuk ishte e vështirë me i gjet kush ishin ata që gjuajtën.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka dalë hapur pro sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës.
“Kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë dhe kjo duhet kuptuar që nuk do e lejojmë Serbinë dhe Rusinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, në një përgjigje për T7…”
Dauti pra dhe disa të tjerë brenda AAK-së dualën haptaz në përkrahje të huliganëve që e gjuajtën me vezë të prishuara (shën. imi) Avdullah Hotin.
Por të k`thehemi mbrapa kur Ramushi u bë (apo u zgjodh ?) kryeministër dhe edhe më herët kur Ramushi ishte deputet.
“Ramush Haradinaj ia përplas hartën për fytyre Murat Mehës, RAJONIPRESS 12:51, 13 Korrik, 2015
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj ia ka përplasur për fytyre hartën kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha. Mësohet se Haradinaj as nuk e ka lënë Mehën ta përfundojë raportimin, duke përplasur një hartë që kishte në dorë dhe më pas ka lëshuar mbledhjen, shkruan Gazeta Express. Ngjarja ka ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe po raporton Komisioni Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi.” ndërsa kur u bë kryeministër Ramushi vetë e votoi Demarkacionin.
“Deputetët e Lëvizja Vetëvendosje dhe të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk lan gur pa përmbysur e për ta kundërshtuar vetëm e vetëm që ”Demarkacioni” me Malin e Zi mos të kaloj.
Deputetët e këtyre dy subjekteve përdorën edhe gaz lotsjellës brenda Kuvendit e jashtë dhunë për ta ndaluar votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Mirëpo, pas zgjedhjeve të vitit 2017 çdo gjë ndryshoi kur Ramush Haradinaj erdhi në krye të Qeverisë.
Pavarësisht se e kundërshtonte çdo herë demarkacionin, Haradinajt iu deshën gjashtë muaj pas betimit të kabinetit të tij qeverisës që ta jetësoj marrëveshjen me Malin e Zi.
Më 21 mars të vitit 2018, me 80 vota u votua Demarkacioni
Më 21 mars të vitit të kaluar, me 80 vota pro dhe 11 kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Edhe për këto këto ka pasur e nde ka diskutime që janë për dhe kundër.
Ranë maskat
Një politikan do të ironizonte: ”Ditën kur u votua Demarkacioni, ranë maskat në Kuvend – BE t’i liberalizojë vizat
Mendimi im është: më i pavendosuri ka qenë dhe është vetë Ramushi dhe AAK-ja. Ata sikur e kanë harrua ”Kufirin me Malin e Zi” e tash iu kanë ly Albinit dhe LDK-së, për mos me e hjek Taksën 100% kundër Serbisë, sepse vetë nuk janë aty ku zihet pasuli nga një kokërr.
E tash, çka do të bëjë Ramushi?
Ai ka edhe derte dhe mospajtime e mosmarrëveshje të tjera me Albini, si kryeministër, për rrugën Pejë -Gjakovë-Prizren që iu ka premtua dukagjinasve.
Ramushi: Albini është mashtrues
Ramushi i ka bërë ”hesapet pa hangjinë”.
Të gjithë do ti besonin Ramushit sikur Ramushi do ti rrinte besnik fjalëve që i ka thënë për Kufirin me Malin e Zi. Është Ramushi, si kryeministër që e ka dhënë pëlqimin për me u votua dhe kjo punë është krye. Ato toka, Çakorrin e Bjelluaha mund ti k`thehen Kosovës vetëm me luftë. E Ramushi e din se më luftë nuk mundet me bë, sepse nuk ka kaqik dhe nuk ka më si dikur kur e kishin UÇK-në, “aleaten” e NATO-s.
Ramushi, si Demushi
Ramush, pse nuk po e len Albinin rehat?
Nëse ti si kryeministër, ke bërë shumë prapësira duke keqpërdorur bugjetin e Kosovës, duke i rritur pagat vetes 100%, Albini, nuk do ti bëje këto.
Unë jam i sigurt se Albini edhe ti jeni larg njëri tjetri sikur Poli Verior me Polin Jugor.
Ramushi është si Demushi “Fal`t si Demushi e pun`t si kerkushi”.
Në veri të Suedisë, Norvegjisë dhe në Trekufirin: Morvegji-Finlandë-Rusi e deri në Altë të Norvegjisë isha në midis të muajit Korrik 1999. Atje, Dielli, Dritë e Ditë ishte 24 orë, natë nuk kishte.
Ngritët dolli kur ia falët Malit të Zi tokat e Kosovës e malet e Ruovës
Ramush, kur e votuat “demarkacionin, ngritët dolli me shampanjë sepse ju premtuan “VIZAT” ndërsa tash kërkon “Finalen” ose, garanci për njohjen nga Serbia për me e hjek taksën.
Tash e kanë radhën për dolli, LDK-ja e Vetëvendosja
Dielli në Kosovë nuk nxen 24 orë edhe sikur Kosova të ishte në Veri të Evropës. Aty do të ketë vetëm terr, tmerr e fukarallak deri sa të largoheni, pa përjashtim të gjithë liderët e partive politike e “shtetërore” dhe të gjithë “komandantët” e veterananët mashtrues e rrenca.
Pasi e përfundova shkrimin mu kujtuan grevat e minatorëve të Trepçës, të para 31 vjetëve dhe mashtrimi që iu bëri Rrahman Morina.
Dashtë Zoti e nuk do të kemi më Rrahman Morina.
Kosova u “çlirua” por “komandantët” u ngujuan nëpër bunkerat e Enver Hoxhës.
Sinan Kastrati
Malmö, 23 shkurt 2020
Çfarë flet A.Vuqiqi, unë nuk i besoj, sepse nuk e di çfarë mendon e punon, ai? Jo qeveria sllovene,por populli slloven në vitet 1990-ta i ka bojkotuar mallrat serbe, pse këtë se bënën shqiptarët qe 20 vite?! Mendimi im personal: Vendimi i qeverisë Haradinaj në lidhje me bojkotimin e mallrave serbe, si masë ndëshkue është i gabuar dhe i pasuksesshëm… Reciprociti është diçka tjetër…Tarifa nuk ka pasur kurfarë vlere. Si duket është bërë pa menduar mirë, apo me ndikimin e ndonjë vendi të huaj…, për prishjen e Kosovës me Amerikën dhe Perëndimin! Kjo nuk besoj të ketë qenë ide e shqiptarëve, sikur që nuk ishte as Ballkania e Adem Demaçit, e as Shëngeni i Hashim Thaçit e Edi Ramës…! Serbia as 3%ind të eksportit të saj të përgjithshëm jashtë vendit të vet, nuk i eksporton në Kosovë. Dhe, merrni me mend sa naiv jemi neve shqiptarët, duke menduar se kaq lehtë mund ta detyrojmë Serbinë ta njohin Pavarësinë e Kosovës!!! Edhe 100 vjet nëse Amerika dhe Perëndimi nuk mund ta detyrojnë Serbinë për njohjen e Kosovës, sapër taksën Serbia nuk lodhet fare…! Taksa i ka pasuruar disa biznesmen cilët ilegalisht kanë bashkëpunuar me Serbinë, duke sjellur mallra serbe në Kosovë..!