VOAL – LUBJANË – Burime të Koha.net marrin vesh se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është në udhëtim e sipër për në Kranj për të marrë pasaportën e konfiskuar nga autoritetet policore sllovene më 17 qershor në aeroportin e Lubjanës.
Për kthimin e pasaportës ka vendosur Gjykata Themelore e Kranjit e cila edhe ishte marrë me rastin.
Në Kranj , bashkë me Haradinajn, ka udhëtuar edhe ambasadori i Kosovës në Lubjanë Nexhmi Rexhepi.
Komentet