Sipas të dhënave të nxjerra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako 51 efektivë policie janë hetuar e pezulluar nga detyra dhe 14 prej tyre janë arrestuar për lidhjet me trafikantët e drogës.
Ndërsa gjatë fjalës së tij kryeministri Rama paralajmëroi se muajt në vijim janë muaj rreziku për kultivimin e kanabisit, duke i bërë thirrje policisë që mos mbyllë sytë.
“Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund dhe muajt që kemi përpara janë muaj rreziku kështu që nuk duhet mbyllur syri dhe duhet çdo moment të vazhdohet intesivisht qasja e integruar me institucionet e tjera. Edhe roli i SHISH, Prokurorisë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të policisë kanë qenë dhe mbeten të rëndësishëm deri në fund të këtij procesi.
Policia e Shtetit paralelisht me pastrime kanabisit nga harta e Shqipërisë po kryen me vendosmëri edhe pastrimin nga radhët e veta nga punonjësit e lidhur me këtë veprimtari kriminale. Zoti drejtor kap kokat e krimit pastaj bimët. Jo bimët e shohim e bëjmë për kriminelët.
Vendosmëria në kryerjen pa asnjë kompromis të këtij vetëpastrimi është një ndër arsyet e suksesit në këtë drejtim”, tha Rama.
Komentet