Konferenca për mediat e Edi Ramës me kancelarin Angela Merkel, u mbyll me një protestë të ashpër të gazetarëve nga Kosova që kishin ardhur për të ndjekur takimet.
Rama gjeti dhe një herë rastin sot në prani të kancelares, të sulmonte Kosoven!
Menjëherë pas kësaj Edi Rama e mbylli konferencën nën protestat e ashpra të gazetarëve kosovare të cilëve nuk ju dha asnjë shans për të bërë pyetje gjatë gjithë konferencës!
Ai u justifikua me faktin se kancelarja kishte axhendë dhe duhej të vazhdohej.
Gjatë konferencës bënë pyetje vetëm televizionet e Ramës dhe Dojçe Velle.
Rama gjatë konferencës me kancelaren Angela Merkel vendosi të sulmonte Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti, i cili ka dalë kundër projektit të tij dhe Vuçiç me emrin ‘Ballkani i Hapur’.
Pikërisht për këtë arsye, Rama ua mbylli mikrofonin gazetarëve nga Kosova.
Komentet