Në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Kinës, Rama, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, shërbejnë si bazë për bashkëpunimin ekonomik e tregtar
TIRAN – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ishte pjesë Samitit mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë. Nisma 16+1 synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrësve, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian.
Në një njoftim zyrtar nga Kryeministria e Shqipërisë, thuhet se 12 drejtimet ku synohet rritja e bashkëpunimit janë: energjia, infrastruktura, transporti, teknologjia, bujqësia, zonat ekonomike, shëndetësia, mjedisi, arsimi, kultura, financa dhe qeverisja lokale.
Në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, kreu i qeverisë shqiptare, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, shërbejnë si bazë për bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
“Kryeministri Rama e falënderoi homologun Li Keqiang për inkurajimin që jep qeveria kineze ndaj kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri. Kryeministri Li Keqiang siguroi Kryeministrin Rama se mbështetja e qeverisë kineze ndaj kompanive që investojnë në Shqipëri do të vazhdojë edhe në fusha të tjera, si energjia dhe infrastruktura”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Kina renditet aktualisht si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7,7 për qind të vëllimit të përgjithshëm tregtar. aa
Komentet