Protesta e opozites ka qene tema kryesore ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te Partise Socialiste.
Kryeministri Edi Rama mesohet se u ka kerkuar deputeteve qe te mos merren me komente ne rrjetet sociale per protesten e opozites.
Burimet bejne te ditur se porosia ka qene e prere per deputetet: te dalin ne zonat ku jane caktuar se bashku me te deleguarit e qarqeve per te takuar qytetaret.
“Opozita po na kërkon gjëra që nuk varen nga ne. Bojkotimi i Kuvendit ka për qëllim bllokimin e Vettingut. Protestat janë organizuar për qëllime që nuk thuhen. PD ka kohë për alibi për humbjen e radhës” tha Rama.
Nje dite me pare kreu i qeverise i kushtoi nje pjese te fjalimit te tij ne komunikimin javor, protestes se Partise Demokratike.
“Protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë edhe vetëlargimin e qeverisë, por nëse çadra që polli protesta e djeshme do shërbejë si streha për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi, ata, protestuesit e djeshëm do jenë të tradhëtuarit më të mëdhenj nga udhëheqësit e protestës së tyre. Unë s’kam asnjë formulë magjike për kuruar më shpejt plagët e të shkuarës”, tha Rama.
Gjate tre diteve te protestes se demokrateve, nuk kane qene te pakte deputetet socialiste te cilet kane ironizuar protesten e PD-se, duke e quajtur nje vend ku hahet pica dhe hidhet valle me kengen e Sali Berishes.
Komentet