Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë sot në profilin e tij në Facebook, fotot nga pjesëmarrja e tij dje në Tropojë, ku u takua me banorët dhe kreun e bashkisë.
Ai ka premtuar se qeveria e majtë me projektet që ka për bashkinë e Tropojës, do të bëjë të mundur transformimin e saj duke investuar dhe bërë më shumë seç janë bërë 25 vite bashkë. “Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane për Tropojën, do ta transformojë qytetin e Bajram Currit nga një gropë e braktisur harrese, në qendrën e rilindur të një zone bukurish të rralla ku turizmi do të behet motori i ri i zhvillimit ekonomik e social.
Puna për bulevardin e këmbësorëve do të vazhdojë fillimisht me unazën e qytetit, gjimnazin dhe kompleksin e ri sportiv, ku përveç fushës së futbollit do të ndërtohen edhe terrenet e hapura të lojërave me dorë. Dhe ky është fillimi i përfitimit të madh të Tropojës nga reforma administrative – territoriale, që e vendos bashkinë e re në kushte të favorshme për të harmonizuar jetën urbane me një zhvillim rural shembullor. Ne do të bëjmë për Tropojën më shumë se sa është bërë në 25 vjet të marra së bashku”, ka thënë Rama. Por ajo që bie në sy në komentet që ka marrë kjo fotogaleri është pikërisht komplimentimi i punës së kryeministrit, por dallon edhe koment. “Do të bëhet Sala keq për spital, por respekti zoti Rama”. Mbetet për tu parë nëse do të ketë reagim nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha.







Komentet