Karriera politike e Erion Veliaj duket se po perëndon. Pas aferave korruptive me inceneratorin e Tiranës, të cilën e ka kryer së bashku me Edi Ramën, por veçanërisht me vjedhjen spektakolare të “5D”, ku shpiku një super skemë për gëllabërimin e taksave të qytetarëve të Tiranës, skemë e cila habiti dhe frikësoi edhe vetë kryehajdutin Edi Rama, Veliaj duket se e ka të pashmangshme më dorëzimin para drejtësisë.
Megjithë përpjekjet për ujdi me Ramën dhe Dumanin, gjurmët e vjedhjes janë aq brutale se s’ka ujdi që të mund t’i fshijë, kështu kapoja i Rilindjes përflitet se ka vendosur ta dorëzojë ish-beniaminin e tij para zgjedhjeve të 2025.
Vox news ka publikuar së fundi një artikull ku flitet se Blendi Goxhe është thirrur për të qenë drejtues politik i Qarkut të Tiranës, së bashku me Spiropalin dhe Manastirliun me arsyetimin se Tirana është qark i madh dhe ka nevojë për më shumë drejtues.
Por një burim që nuk pranoi të identifikohet tha për Syri-n se ‘bileta’ për Veliajn është prerë. E vetmja gjë që ende nuk po ekzekutohet është fakti se Lali Eri duket ka gjetur fijet në gjykatë, e cila po heziton të ekzekutojë menjëherë vendimin, por që gjasat janë të mos mundet dot më të pengojë çuarjen para drejtësisë të kryebashkiakut të Ramës.
Kujtojmë se prej kohësh Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë futur në hetim pasuror, të dyshuar për pastrim parash.
Fushata në Tiranë aktualisht i është besuar Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.
Voxnews pretendon se Gonxhja do të angazhohet në të gjithë qarkun e Tiranës, por me theks në zonën e Kombinatit.
Zyrtarizimi i këtyre ndryshimeve mund të kërkojë disa ditë, apo javë, por burimet brenda socialistëve theksojnë se lëvizjet bëhen në kuadër të nevojës për të fuqizuar fushatën në qarkun e Tiranës. sn