Nga të parat gjëra që kryeministri Edi Rama bëri kur hyri në zyrën e kryeministrit në shtator 2013 ishte urdhri për të hequr rrethimin e selisë qeveritare në qendër të Tiranës.
Kohë më vonë ai e “dekoroi” këtë institucion sipas modelit të tij. Në hyrje u ndërtua streha sipas idesë së artistit Philippe Parreno ndërsa më tej u vendos kërpudha e ideuar nga Carsten Höller, raporton Lapsi.al
Duket se kryeministri Edi Rama i ka shumë për zemër këto dy vepra pasi ka vendosur që t’i mbrojë edhe nga ndonjë incident në protestën e së shtunës së opozitës përpara zyrës së tij.
Mbrëmjen e së enjtes përpara kryeministrisë po punohej deri vonë. Lapsi.al shkruan se po shihen një grup punëtorësh që po vendosin skela hekuri në hyrje të selisë qeveritare.
Ata kanë ngritur një skelë hekuri dhe po mbulojnë me pëlhurë të zezë “veprat e artit” aq të dashura për kreun e qeverisë.
Komentet