Arritja e marrëveshjes Rama-Basha dhe futja në kabinetin qeveritar të një zv/kryeministreje dhe 6 ministrave teknikë nga PD, ka thurrur skenarë e kundërargumenta, si në media ashtu edhe në korridoret e politikës lidhur me mundësinë e një bashkëqeverisjeje të mundshme PS-PD pas 25 qershorit.
Këtë shqetësim duket se ka ndarë me kryeministrin, Edi Rama edhe një prej ndjekësve të tij në “Facebook”, i cili i sugjeron të heqë dorë nga vettingu sa kohë sipas tij ai do bashkëqeverisë me Bashës pas zgjedhjeve.
Në replikë me të, Rama duket i qartë teksa shprehet se PS synon të ketë e vetme qeverinë pas 25 qershorit.
Replikat në “Facebook”
KOMENTUESI: Nëse do bashkeqeverisesh prap me bashen pas zgjedhjeve ske pse mëresh me vetting
EDI RAMA: Voto PS🌹Ledio qe te kemi timonin e qeverise pa te tjere ne preher, leri bashkeqeverisjet mbrapa se qeveria vendoset ne 25 qershor👍
KOMENTUESI: po ai ciceroni jot taulant balla qe ka humb kunder cunit sales edhe ti ske pa gjo akoma po vjen vetingu
EDI RAMA: Mirese te vije Xhim Xhimi dhe mos e perdor fjalen ciceron pa i’a ditur kuptimin

Kush të beson ty more edvin dhe shokun lulzim bashën? 5 orshi i mesnatës të 17 majit 2017 vulosi të gjitha poshtërsinat ndaj Shqypnis perfundimisht!
Genc Ruli letër Bashës: Tërhiqem nga politika!
Postuar: 25/05/2017 – 12:08
Ish ministri Genc Ruli ka marrë vendim për të mos e vazhduar më tej karrierën politike.
Ai i ka dërguar një letër kreut të PD-së, Lulzim Basha, në të cilën i bën me dije vendimin e tij.
Ruli thotë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Deputeti demokrat, gjatë këtyre katër viteve, nuk ka qenë shumë aktiv në jetën politike dhe tashmë ka vendosur që të largohet përfundimisht në politikë.
Ai u rikthye në PD nga Berisha dhe për tetë vite të qeverisjes së PD-së ishte ministër i Ekonomisë dhe Bujqësisë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/
Na Beni Like Ne Facebook: