Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi në News24, ka në fokus sonte vizitën e kryeministrit Edi Rama në Itali dhe shfaqjen e tij në mediat italiane.
Rakipi e ka nisur me një lidhje me skype nga Italia me analistin Fatos Lubonja, i cili ka komentuar daljen e kryeministrit në Rai Uno në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”.
Lubonja tha se vajtja e Ramës në Itali për propagandë është anomali shqiptare duke theksuar se nuk ka asnjë kryeministër në Ballkan apo më gjerë që të bëjnë të njëjtën gjë. Lubonja nuk kurseu as gazetarin italian Bruno Vespa, për të cilin tha se është ndër më të papëlqyerit në Itali.
“Është një anomali shqiptare. Nuk ka kryeministër në botë të shkojë dhe të bëjë propagandë të vendit të vet diku. Keni parë ju kryeministër të Ballkanit, Gjukanoviç apo të tjerët rreth e rrotull të shkojnë e të thonë shikoni sa mirë është atje. E para kjo. E dyta, në qoftë se është fjala për të krijuar një njohje të problemit shqiptar nga mediat italiane, praktikat janë që shkojnë të dërguarit dhe bëjnë kronika, intervistojnë njerëz, pyesni opozitën, të pavarur etj. Kurse këtu shkon kryeministri të rregullojë imazhin. E treta, që është e bezdisshme që ne shqiptarët akoma bëjmë politika t’u mbushim mendjen të huajve se kush është i miri apo i keqi. Akoma sillemi si protektorat dhe nuk ndërtojmë politikanë që kanë mbështetjen e vendit të tyre”, tha Lubonja.
Lubonja e konsideroi si skandal emisionin e Bruno Vespës me Ramën, pasi ai kishte marrë 3 persona në studio që mbështesnin Ramën.
“I fundit është skandali i gazetarit Bruno Vespa që edhe gazetarët më të këqij në Shqipëri mund të mburren. Mori kryeministrin këtej dhe mori tre njerëz që mbështesin kryeministrin. Nuk bën vaki. Më e shëmtuar ishte edhe qëndrimi i tyre. Edhe shërbëtorët më të këqinj të medias shqiptare, mund të mburrin pasi panë Bruno Vespan.
Sepse, kushdo të jetë më i keqi këtu, e merr një njeri, që mendon ndryshe. Akoma më e shëmtuar, ishte qëndrimi atyre, atij Tares, ose Pirgut, që tha se një gomë e djegur, duhen 200 koncerte. Se ai mendon se imazhi i Shqipërisë, janë koncertet e tij, por në fakt imazhi i Shqipërisë është droga. Po jemi prapë në kontekstin që fola është i legjimituar se ai është i majtë dhe gjithë imazhin e tij e ka bërë me propagandë. Nuk po flas për Bruno Vespën se ai është një nga gazetarët më të papëlqyer në Itali. Kjo është pjesë e pragmatizmit tonë. Ne duhet të bëhemi shpëtimtar të vetvetes”- tha ndër të tjera Fatos Lubonja.
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Komentet