Kryeministri Edi Rama ndryshe nga herët e tjera thotë se po pret provat nga prokuroria, në lidhje me audio-përgjimin e bërë për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një reagim të kryeministrit, në rrjetet sociale, pas akuzave të bëra nga kreu i PD si dhe deklaratës së bërë nga gazetari Jetmir Olldashi, që pranoi se e kishte bërë ai audio-përgjimin, Rama shkruan se kjo bëhet vetëm për të penguar Shqipërinë ne çeljen e negociatave.
“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, shkruan kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama këmbënguli një ditë më parë se materiali i përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm është i manipuluar. Ai nuk pranoi të tregonte agjencinë e specializuar që përmendi në mbledhjen e grupit për autenticitetin e përgjimit.
“Unë i jam drejtuar një agjencie të specializuar, adresën nuk mund tua jap, dhe ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua. Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë cilado që të jetë ajo, Prokuroria, por për sa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë, dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë”, tha Rama të premten.
Dëshmia e plotë e Jetmir Olldashit:
Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.
Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!
Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.
E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.
Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.
Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!
Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.
Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.
Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Velliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.
Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.
Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.
Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.
Më pas jemi kthyer në Tiranë.
Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.
Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.
Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.
Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.
E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.
Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material. Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.
E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo cështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.
Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditëesh. Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.
Ju ftoj ju kolege gazetare ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave. Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.
Emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit po përballen me kushte të vështira jetësore. Përveç mungesës së lirisë, ata po përballen me mungesë së aksesit në drejtësi dhe trajtim çnje . . .
Qeveria ka shpallur 26 prillin (ditën e shtunë), ditë zie kombëtare, pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare të Papa Franceskut.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të u . . .
Ndërsa bota përgatitet për ceremoninë e lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe komunitetet fetare në Shqipëri do të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe shpirtërore dhe hi . . .
Situata psikologjike e Edi Ramës sa vjen dhe rëndohet.
Sulmet dhe fyerjet krahinore, sulmi ndaj burrave të Dibrës, të cilët i quajti çyrykë, fyerja familjeve shqiptare duke u thënë . . .
Gjendja psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve futuni në google dh . . .
SPAK dhe KQZ, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme janë angazhuar si kurrë më parë për krimet zgjedhore. Për këtë qëllim, SPAK ka modeluar një formular online, ku çdonjëri . . .
Në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Kukës, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se para dy javësh ka dëbuar nga Tirana . . .
Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit për vdekjen e kreut të Kishës Katolike të Ronës, Papa Françesku.
Përmes një njoftimi zyrtar, Kisha Orthodokse Autoqefa . . .
Imzot Arjan Dodaj kryeipeshkv i metropolit të Tiranë-Durrësit, e ka konsideruar të Papa Franceskun si Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit.
Në një reagim për ndarjen n . . .
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Franceskut mëngjesin e sotëm.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Spahiu ka theksua . . .
Kryedemokrati Sali Berisha premtoi sot nga takimi me fermerët në Elbasan, se me ardhjen e opozitës në pushtet, qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të gjetur paratë e vjedhura të . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar retorikën e Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, duke e krahasuar premtimin për pasaportën europiane me djegësin e Tiranës.
Beri . . .
Komentet