Në foto: Edi Ramës i merret goja: “Mmmmmmmm”
I dashur ditar.
Sot ka qenë një ditë shumë e bukur, nuk kisha si të humbja një piknik në bahçen e shtëpisë. Ngrihem dhe nuk shikoj njeri rreth e rrotull, Linda kishte dalë me Zahon me mendimin se unë isha në punë.
Marr në telefon në zyrë dhe i them që nuk vij sot se nuk po gjeja asnjë kravatë me topa të kuq në garderobë.
Shkoj në kuzhinë me vrap skuq dy vezë, hap frigoriferin marr keçapin e fus tek çanta e piknikut, 2 coca-cola, 1 kokër domate, një sallator, fus vezën e skuqur me gjalpë tek buka intergale, i mbështjell me letëralumin, i fus në çantë së bashku me një mbulesë buke.
Dal nga shtëpia për të ikur në fund të bahçes, në një cep të largët për të qenë vetëm unë me veten, për të menduar i lirshëm për Lulzim Bashën.
Qëndroj 10 metra më tutje tek një cep i bahçes ku ka shumë lule-dele dhe shtroj mbulesën. Shikoj që kisha haruar kartopecetat dhe thikën.
Nëse kthehesha në shtëpi përsëri do më dukej sikur po bëja piknik afër shtëpisë dhe koncepti i piknikut do humbte magjinë dhe lezetin e vet.
Për ta larguar pak mendjen nga kartopeceta marr një lule-dele dhe filloj t’i këpus petalet duke menduar Lulzim Bashën dhe duke përshpëritur me vete:
“Më do, s’më do”, “bën sikur s’më do” “më do po ka frikë të shprehet”, “më do s’më do”, “bën sikur s’më do”, “më do por ka frikë të shprehet”.
Lule-delja e parë doli që më donte, por ka frikë të shprehet. Marr lule-delen e dytë dhe filloj t’i këpus petalet duke përshpëritur me vete: “E ka pranuar ftesën time Lulëzim Basha? E ka pranuar, s’e ka pranuar, e ka pranuar po do të bëjë interesantitn, e ka pranuar s’e ka pranuar, e ka pranuar po do të bëjë interesantin”.
Kësaj radhe më doli: “S’e ka pranuar”.
Më iku zari dhe këpus një lule-dele tjetër. Prapë më doli që nuk e ka pranuar. Këpus edhe një pas asaj. Më zuri paniku, po këpusja lule-delet një pas një, ndërmend më erdhi ajo kënga të këputa si një lule.
Pastaj vjen papritur mami duke më bërtitur: “Mos m’i këput Lule-Delet more bir se kur pi kafe me Pandin këtu në Surrel ai mahnitet dhe u merr erë”.
Për një moment mendova se ishte Eljan Tanini. Po pastaj i thirra mendjes dhe shikoj që ishte mami ime.
E mora me të mira që të mos më spiunonte tek Linda për lule-delet. Jo se Linda më thotë gjë, por do pyeste për kë i ke bërë “më do s’më do”.
Kë t’i thosha unë? Ajo do xhindosej po ta merrte vesh që ishte Luli. Të drejtë ka, Luli është lozonjar, çdo femër do xhelozohej.
Po e kyç ditarin tim për sot me shpresën që nuk ka për ta lexuar askush dhe të mos e marrë vesh Linda.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet