Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka dëguar një mesazh të fortë ish aleatit të tij në qeverisje, Ilir Metës.
Nga takimi me deputetët e rinj mbledhur sot në kryeministri nuk ka ngurruar ta falenderojë Metën si aleatin e djeshëm në qeverisje, por i ka kujtuar se mori votat për te qenë president konsensual dhe për të qenë mbi palët.
“Falënderoj Ilir Metën, jo se i coi punët në dreq, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për cdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët. Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të refkektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”- tha Rama.
Sipas tij, “LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë nga qeverisja nuk duhet ta damkosë pa hyrë në zyrë figurën e presidentit të zgjedhur”.
Komentet