I nderuar Lorik Canaj.
Jam më shumë i mërzitur nga fakti që ti dole me karton të kuq, se sa nga humbja e kombëtares. Tani po dalin fjalë lartë e poshtë që ti nuk di t’i biesh topit me këmbë, por di t’i biesh vetëm me dorë.
Ti biesh me dorë nuk është gjë fort e keqe, unë personalisht si basketbollist që jam, preferoj t’i bie me dorë.
Ne si qeveri duhet që të këmbëngulim që Blendi Klosi të ishte në stadium sepse kam dyshimet e mia që ka ndikuar në këtë humbje. Ai di të yshtë skuadrën me pak fjalë dhe të ndjellë mbarësi.
Ndjej peshën e fajit në këtë humbje sepse nuk arrita të përvetësoja një formulë yshtjeje. Dhe dua të theksoj se nëse fitonim, këtë do e shkruanim si një tjetër arritje të Lali Erit.
Lutjet e mia për autogol të Zvicrës shkuan dëm sepse për gola po lutej Endri Fuga. Për ty po lutej Mirela Kumbaro dhe kam vendosur që Endri të lutet edhe për Ben Blushin që nga ky moment.
Ne bëmë lojë të mirë dhe treguam që dimë të kalojmë mesfushën, kjo është arritje . Kjo mërzitje do kalojë dhe për të të ngushulluar sado pak po të them diçka që ndoshta nuk e ke dëgjuar më parë: “Topi është rrumbullak Lorik, pz ”.
Nuk mund ta mohoj se për mua disa detaje të asaj ndeshje më ngjajtën si ato kurthet që po i bëhen reformës në drejtësi.
Brekët e rëna të Berhamajt më sollën në mendje kurthin që ju bë Shukriut, ndërsa kartoni i verdhë që more ti në fillim kur vajte e u krruajte kot nga kampi kundërshtar, më ngjau me pezullimin e Haki Çakos.
Nuk e di…nuk e di…sot pashë shumë statuse në fejsbuk që thoshnin për mua se isha tersi i stadiumit.
Unë nuk dua ta besoj diçka të tillë, ndonëse e ndjej se mund të jetë e vërtetë.
Urdhërova Blendi Klosin të niset urgjent për në Francë, dua që ai ta thyej magjinë e zezë, nëse nuk e thyen Blendi atëherë s’ka burrë nëne të gjejë lekët e veta në xhepat e Carapulit dhe Vilma Nushit.
Jo, më fal Lorik, se ngatërrova konceptin, doja të thosha që s‘ka burrë nëne të heqë tersin nëse dhe Blendi Klosi dështon.
Të përqafoj.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet