Atëhere kur mendohej se mjegulla e aferës CEZ-DIA po shpërndahej sot një tjetër raport ka dalë në dritë që konfrimon sesi Kastriot Ismailaj mbante lidhjet me Ilir Metën dhe përfaqësuesit e LSI-së. Mediat e majta shumë pranë Kryeministrit Edi Rama kanë publikuar sot një raporti (anonim) që nuk saktësohet se cili insititucion e ka hartuar i cili shpjegon sesi, një pjesë e parave që CEZ i ka kaluar në mënyrë abuzive kompanisë fantazmë të Kastriot Ismailaj i kanë kaluar një deputeti aktual të LSI-së në Shkodër, Agron Çela dhe disa kompanive të përafërta me këtë parti.
Ky raport vjen pikërisht në kohën kur kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndodhet për një vizitë në SHBA ndërsa akoma nuk ka patur një reagim nga LSI.
Kështu mësohet se nga shuma 650 milion lekë të reja që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga CEZ shpërndarja, kompania ku ishte bashkëpronar Agron Çela tashmë deputet i LSI-së në Shkodër, ka përfituar rreth 165 milion lekë. Pasi kompania DIA kishte bërë blerjen e disa motorëve në kompanin e Çelës, që në kohën e pagesave nuk ishte deputet. Ky fakt është denoncuar për herë të parë nga ish nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti dhe më pas është vërtetuar edhe nga ekspertët e prokurorisë.
Një tjetër shumë e dyshimtë është ajo prej rreth 300 milion lekësh që kompania DIA ka paguar në llogari të kompanisë nga Durrësi me emrin “Nereida” në formë detyrimesh për punët që kompania durrsake kishte kryer, edhe kjo e paralajmëruar më parë nga gazetari investigativ Artan Hoxha.
Kur kjo aferë shpërtheu nga agjensia investigative BIRN, u akuzua drejtpërdrejt Ilir Meta si “një ish kryeministër i akuzuar për korrupsion” që kishte përfituar ryshfet nga paratë abuzive të Kastriot Ismailajt. BIRN i referohej mbrojtjes që kishin bërë avokatët e qeverisë shqiptare në procesin e arbitrazhit në Vienë. Mirëpo kur BIRN publikoi investigimin e saj ende nuk dihej se ku ishin shpërndarë, paratë e përfituara abuzivisht nga Kastriot Ismailaj. Tani ekspertët e prokurorisë kanë bërë publik një raport të detajuar për këtë qëllim.
Komentet