TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste me vizitën e tij në Francë dhe takimin me presidentin Macron por shumë shpejt ka kaluar tek akuzat e opozitës.
Ndonëse nuk e ka përmendur fillimisht çështjen “Xhafaj”, Rama tha se opozita është sulur me tërbim për të hedhur në erë negociatat në pritje të përgjigjes së qershorit dhe se kanë frikë nga drejtësia.
PJESË NGA FJALA E RAMËS
Mirëdita të gjithëve! Dje isha në Paris për të vijuar për të vijuar përpjekjen e vështirë por jo të pamundur të bindjes së çdo vendi anëtar të BE-së për t’i dhënë vendit tonë në fund të qershorit atë që përmes reformash dhe rezultatesh të arritura me shumë mund, Shqipëria ka merituar, çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Takova presidentin Macron i cili pas kërkesës sime për një takim sy më sy gjeti kohë për të më takuar. Në takimin që zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese, se dëgjova fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë. Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër sepse sipas tij nuk është çështja vetëm e Shqipërisë dhe Maqedonisë por reformimit të zonës Shengen.
Ka akoma javë dhe punë për të bërë në realizim të këtij objektivi madhor por gjë mangët nuk do t’i lë, nuk do t’i lëmë kësaj çështje me interes madhor. Ku për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi me kushte jo në favor të Shqipërisë por duhet të ndeshemi përditë pa pushim me murin qorr të baltës që opozita e këtushme i ngre Shqipërisë në këtë rrugë.
Duke mos lënë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë që të sabotojë këtë përpjekje të shoqërisë sonë. Ata thonë se po pengojnë qeverinë e drogës por ata po tentojnë të pengojnë vetë Shqipërinë. Vulëhumbur pa atdhe të çoroditur nga frika e drejtësisë që hap pas hapi ka nisur të lirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga llumi i tyre, ata janë sulur me tërbim. Jo vetëm që këtyre të paudhëve ma din e iman, i gënjen mendja se duke minuar negociatat, duke i hedhur në erë do t’i kthejnë njerëzit kundër nesh me pushtet e rrëmujë për të marrë peng drejtësinë por e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen ne negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për të sepse ajo hyn deri në fazën e fundit të hapjes së kapakëve.
Ndërkohë që e ardhmja e drejtësisë afrohet, haraçin për çka po i punojnë Shqipërisë në këtë moment vendimtar ata do ta paguajnë një më një edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë.
Plazhi i Madh në Ulqin. Fotografi nga arkivi.
Aneta Duroviq
Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në këtë qytet në jug të Ma . . .
Ministria e Mbrojtjes publikoi sot një deklaratë të përbashkët që u nënshkrua më 18 mars në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, në kuadër të bashkëpuni . . .
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, një ditë e shenjtë që shënon ardhjen e pranverës.
Ai theksoi se kjo festë sjell begati dhe mirësi . . .
Parlamenti gjerman. Mars, 2025,
Radio Evropa e Lirë
Komiteti për buxhet i Gjermanisë ka hapur rrugën për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 3 milia . . .
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës, ku ndër të tjera flitet edhe për Sh . . .
“Qesharake” e ka quajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaratën nga ana e Serbisë për memorandumin mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë për aleancë ushtarake.
E para e shtetit . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh . . .
Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy kahe të kundërta.
Të dhënat e fundit nga . . .
Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.
Kosova, ashtu si vitin e kaluar, mban vendin e 29-të në listën e shteteve më të lumt . . .
Serbia ka shprehur shqetësimin për rritjen e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, i cili u zyrtarizua me një deklaratë të nënshkruar në Tiranë më 18 mars. M . . .
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës e ka dënuar ashpër deklaratën e fundit të Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, . . .
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas gjetjes së një varreze masive në Bishtazhin, ku janë identifikuar mbetjet mortore të 11 personave që ishin zhdukur gjatë luftës së Koso . . .
Komentet