Rama ka kapur edhe 99% të mediave shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, FYROM dhe diasporë. Dhe, këto media servile tradhtare antikombëtare amatore të financuara nga paratë e pista të drogës që Rama i ka me tepricë, jo vetëm që nuk e informojnë popullatën ashtu siç është realiteti, por edhe e mashtrojnë, manipulojnë, dezinformojnë.
Rezultati: Popullata nën terrin informativ, nuk di kujt t`i besojnë, pothuajse askush nuk reagon kundër mafiozit. Shqipëria para vdekjes…kanë mbetur vetëm të moshuarit, të gjithë tjerët ikin e ikin në askund…
Luftoni për jetën tuaj, por jo të armatosur vetëm me një peshqir të vogël.
Sot, prej atyre 900 shqiptarëve që ua dërgoj letrat e mia, më kanë shkruar 27 atdhetarë intelektual në lidhje me shkrimin tim të fundit: “Shqipëri, mafia të rrëzoi, ngrihu përsëri!”. 25 prej tyre kanë të njëjtin qëndrim, ndërsa 2 tjerë nuk pajtohen pse e kritikoj zotëri Edvin Kristaq Ramën, dhe mendoj se anoj nga zotëri Sali Berisha.
Unë nuk anoj nga askush, por e them të vërtetën. Ne duhet t`i japim vetes prioritet, do të thotë të mos merremi me gabimet e vogla eventuale të Sali Berishës dhe PD-së që prej vitit 2013 janë në Opozitë, por të merremi me krimet dhe veprat penale të mafiozit antikombëtar (që i vodhi zgjedhjet) Edvin Kristaq Rama i cili prej ditës që morri çelësin e Kuvendit, me “zonjat” (pulat) e tij mblidhen në “parlamentin e krimit” për të ndarë vjedhjet e radhës – në kurriz të vendit dhe Kombit shqiptar.
Nuk jam historian dhe më intereson ardhmëria OK?
Që të njihemi pak më mirë por paraqes disa të dhëna për veten time, që të kuptojnë se kur dikush ka dhënë një mund për Shqipërinë, ka të drejtë të kritikoj dhe të kërkoj dënim të rëndë për të gjithë ato minj kanalizimesh që kanë keqpërdorë paratë dhe mundin e të tjerëve. Dhe, unë prej vitit 2002 kam shkruar falas (pa pagesë me mija letra), dhe kur në gazetat (portalet) shqipfolëse shfletoj disa “analiza” të disa “analistëve” që paguhen atëherë më vjen turp se jam shqiptar, më tepër më duken si përrallat “Një mijë e një net.”
Jam njeri normal si ju të gjithë, por kemi dallime të natyrshme. Secili dallohet nga secili…
“Çka di unë nuk dini ju, dhe çka dini ju nuk di unë”- e thënë në psikologji
Më poshtë postoj diçka si përgjigje në reagimit e atyre 2 bashkëkombësve që lavdërojnë Ramën, dhe më kritikojnë mua pse “anoj” nga Berisha; gjë që është plotësisht e pavërtetë, unë anoj vetëm nga Shqiptaria…
PS: Më falini për sinqeritetin por të flasim me letra më të hapura.
Kam qasje në shumë informacione të dokumentuara, për njerëzit e caktuar, në profesione të caktuara, në vende të caktuara, në kohëra të caktuara dhe planifikime e tyre për agjendat e tyre të fshehura. Në bazë të këtyre informacioneve dhe gjërave dhe ngjarjeve që ndodhin aktualisht në terren, vij te një përfundim 99,99% të sigurt se kush çka është, çka ka qenë dhe çka donë të bëhet.
Por kur bëhet fjalë për psikologjinë e sjelljes dhe çështjet ushtarake (luftarake) nuk kam nevojë të studioj më tepër, është profesioni dhe përvoja ime shumëvjeçare që më drejton.
Dhe,
- jam 100% me gjenealogji shqiptari
- 100% i pavarur
- 100% i pa-korruptuar
- 100% politikisht jo korrekt
- 100% pa asnjë (zero) konflikt interesi
- 100% e kam kryer shkollën fillore
- Në vitet 1999-2001 kam dhënë shuma jo aq të vogla parash për fondet e luftës, dhe në të njëjtën kohë së bashku me do miq të mi “vëllezërit e fushëbetejës” në dy raste kemi paguar shuma të mëdha parash 2 gazetave prej më të njohura në Evropë për botimin e 2 analizave të shkruara nga unë (kuptohet, në gjuhën angleze) dhe të dokumentuara me fakte – për gjenocidet e serbëve ndaj shqiptarëve.
Mos të përmendi sende tjera sepse bëhem monoton. Ato që nuk i them janë shumë më të rëndësishme, dhe do të tregohen në një libër, kur të vijë koha e duhur.
Disa herë kam paraqitur:
Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, përjetimet e mia të përshkruara në to, ngjarjet kanë ndodhur në vitet 1994-1995. Nuk mund të them se në cilin vend, por qëllimi im dhe i “vëllezërve të mi të fushëbetejës” që në atë kohë kishim të kryera vetëm shkollat e mesme ushtarake, ishte të përgatitemi (praktikohemi, të fitojmë përvojë) për luftën që do të pasonte në Kosovë (1999)…