Kryeministri Rama ka folur mbreme në “Top Story” për koalicionin e prishur me Ilir Metën. Rama tha se ai kishte që në shtator që i kërkonte Metës koalicion.
Mirëpo sipas tij, Meta i tha vetëm “prit”. Kryeministri tha se pas 25 qershorit, e vetmja gjë e sigurt është që LSI-ja do jetë opozitë.
“Unë nuk jam prishur me LSI në asnjë moment. Kam kërkuar që në shtator që të bëjmë koalicionin me Ilir Metën, por përgjigjja ishte strategjike ‘prit’. Kur kam ngritur këtë problem nuk e kam me LSI. Konfliktin e filloi LSI”, u shpreh Rama.
Komentet