Kryeministri Edi Rama duke degustuar cilësinë e ushqimit tek ‘Artigano’
I dashur Sovran!
Desha të dilja diku kur deklarova që ju të imagjinonit sikur unë me Pandin shtrojmë dreka me djersën e popullit dhe pastaj në darkë numërojmë paratë me makineri të sjella nga jashtë, sepse numërimi me dorë është i pamundur për shkak të kubaturës së madhe të parave që më vijnë çdo ditë në Surrel. Atëherë reforma në drejtësi duhet të votohej me patjetër sepse do të përbënte revolucion.
Vazhdoni imagjinoni akoma sikur Erjon Braçe me lekët tuaja të ndërrojë mbathjet çdo ditë. Po të marrësh tre nga ato 100-euroshet e ti vësh në radhë bëhen sa kanotjerja e Erjonit. Imagjinoni për mbathjet sa pak duhen. Madje mund të përdoren dhe monedhat, dhe Erjoni të kompletohet me brekë metalike.
Imagjinoni Sajmir Tahirin që masturbon gjithë ditën në zyrë dhe pastaj të marrë një 100-dollarësh për të fshirë duart. A nuk do të përbëntë dhe kjo një faktor për të detyryar opozitën për të votuar reformën në drejtësi?
PD duhet të imagjinojë sikur Grida Duma ka marrë krem pudër të skaduar tek një nga farmacitë e babit të Saimir Tahrit dhe i ka bërë alergji duke i dalë një puçër e madhe në ballë.
Imagjinoni mua dhe Taulant Ballën në një jaht të blerë me lekët e sovranit me një tufë me modele të marra me qira dhe mes këtyre gocave të jetë edhe Sazan Guri.
Pastaj imagjinoni më të keqen nga të gjitha, sikur Rroshi ta ketë kujtesën shëndoshë e mirë por të bëjë gjoja sikur i është dëmtuar kujtesa nga që do ti shpëtojë drejtësisë dhe nuk do të tregojë të palarat, gjë që nuk bën vaki domethënë.
Imagjinoni sikur Shukriu vazhdon mban akoma brekë të grisura për ngushëllim në burg që t’i kujtohen kohërat kur kishte bashkinë.
Imagjinoni Endri Fugën që me paratë tuaja bën operacion që të rritet me 5 centimetra, në mënyrë që Erjon Braçe të mos e ironizojë më duke i thënë: ‘ik ti re xhuxh transparent’.
A nuk përbën kjo një tjetër arsye për të votuar me vrap reformën?
Imagjinoni sikur Olsi, vëllai im, të kishte humbur skedinën në ndeshjen e Shqipërisë dhe për të humbur gjurmët të bënte sikur e ka djegur Shalke-04.
Imagjinoni sikur Joleza një ditë të zgjohet e dashuruar me Eljan Taninin.
Dhe në fund, më imagjinoni prapë mua, sikur ato 1 milionë shuplakat e vitit 2013 t’i haja surratit, a nuk do ishte kjo kura perfekte për skizofreninë time të cilën e shpjegova imtësisht për gazetën gjermane?
Ja pra i dashur Sovran, këto janë arsye të mjaftueshme që reforma në drejtësi të votohet dhe çdo shqiptar duhet ta mbështesë fort pas murit këtë reformë, dhe më pas të gjithë me radhë t’i bëjmë ‘like’ faqes së fejsbukut të Viktoria Nulandit.
Të puth o Popull. Tek gusha. I juaji, Vizatimsi, Edi.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet