Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.
Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.
AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.
“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.
Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.
“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.
AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.
“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.
Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.
Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.
“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.
Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale, por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.
Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij, fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.
“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.
Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.
Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.
“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia
Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.
“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.
“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.
Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.
“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./BIRN
Bravo e madhe per Ju z.Rama. Vazhdo keshtu deri ne minuten e fundit qe populli do te vendose se Ti duhet te drejtosh kete vend. Hic po hic fare mos e rruaj lulushin, as per Vangjel e salpule. Respekte me te medha
Atdhedashuria dhe kultura e gjere qe keni mriton lavderime dhe pppulli ju vleresoje dhe natyrish qe do tju vletesoje
Shume mire Edi Rama mjaft ja u kemi ulur kurrizin ketyre grekeve . Historia na ka bete shume padrejtesi ne shqiptareve dhe fajet na i kane te huajt poredhe vete l kemi fajet qe nuk nemi bashkuarper ceshtjen kombetare edhe sot qe flasim
Me gjitheate vazhdo kshu se popullin e ke me vete ne cdo situate qofte me greket e me te tjeret
Bravo Z. RAMA! Fjale madhështore. Jeni politikani i parë shqiptar që ka marrë guximin të flasë hapur për këtë çështje. Punë të mbarë.
Zoti Rama ju lumte jam 100 % me ju sejcili ne vendin e vete e me te drejta te barabarta.Greket vetem per minoritete nuk mundet te flasin sepse nuk I njohin .E kane shume te zhvilluar ndjenje Kombëtare te tyre duke shkelur te tjeret ne ke te ndjen.Qe nje kohe qe Greket as Koke nuk kethenin nga Shqiperia jo me te flisnin.Ku eshte Kjo Europe demokratike kur Greket me kenget e tyre ne ushtri poshterojne shqiptaret.Boll,pergjigjia e juaj eshte ne kohe,shume e goditur dhe e domosdoshme.Nese nuk e mbroni Ju vendin Tuaj kush duhet ta bej.
Brava z edi per vec teje kush do ngrejn zerin opozita asaj keshtu i haet buka po mo von te qerton po ata duam qe te ul koken po nuk e ul koken shqiptari se asht me gjak pune te mbrenshme shqiperis mos lejo te fus nero hunet
Sot Greqia nuk na pushton me arme , por me dinakeri , e me KALIN E TROJES qe e ka futur me ndihmen e qeveritarve , pushtetareve e politikaneve qe kemi pasur per 23 vite me rradhe .
Ka tre vite qe ka ndryshuar situata , sepse kemi nje kryeminister te pergjegjshem , patriot dhe atdhetar , si Edi Rama..si dhe nje qeveri serioze dhe te afte per fatet e atdheut dhe kombit .
Sot te dashur shqiptare nuk ka pushtime me lufte me pushke e ushtri , po ka te tjera pushtime , si pushtime ekonomike , pushtime qe te detyron ty te besh leshime , te falesh toka , prona , varreza ushtaresh te huaj qe kane ardhur si pushtues tek ne , bisneze , te hapesh rruge asimilimit te popullit tend ne nderrimit e emrave te kombesise , te historise , te gjuhes , te besh rregjistrim te popullsise sipas orientimeve dhe dirigjimit te shtetit e patriakanes greke me bekimin e ish-qeverie kuislinge te Sali Berishes qe ne patem . E ku vetem ne Shqiperi ndodh qe edhe per nje nxenes te vetem hapet nje shkolle per te plotesuar gjoja standartet dhe te drejtat e minoriteteve , kur ne Greqi jane me mijera e ndoshta me qindra mijera shqiptare e miliona , qe u mohohet gjuha , kombesia , feja dhe e drejta e arsimimit ne gjuhen amtare . Nje ish–kryetar bashkie ne Shqiperi , e konkretisht ne Himaren shqiptare antishqiptari dhe shqiptari foles Bollano , dhe depuetetin shqipfoles , alias Vangjelis Dule qe sfidojne shtetin shqiptar , nuk pyesin per ligjet e ketij shteti hoqi tabelat ne gjuhen shqipe , kerkojne autonomi e deri ne shkeputje provokojne , e fyejne ndjenjat e nje kombi te tere , duke e bere edhe heroin tone kombetar Skendebeun grek , e ish-shteti legen i Sali Berishes heshti dhe ju gjunjezua per para ketij njeriu . A nuk eshte pushtim ky kur ne Greqi denohet nje mesuese shqiptare se po i mesonte femijve shqiptare gjuhen e nenes , gjuhen shqipe , dhe vritet nje djalosh shqiptar ne moshen 18 vjecare , ne te vetmin gabim se po festonte fitoren e ekipit tone kombetar te futbollit Shqiperise ndaj Greqise , kur shteti grek nxjerr ligje qe kush femije i huaj lind ne Greqi nuk ka te drejte te mesoje gjuhen amtare . A nuk eshte pushtim ky kur ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare eshte nje grek i zi , nje antishqiptar ne gen e ne urretje , dhe qe predikon hapur politikat e veta armiqesore ndaj kombit shqiptar , bile duke nderhyre ne punet tona te brendshme . Prandaj ky pushtim eshte me i keq e me i zi se pustimi ushtarak , sepse ky pushtim te asimilon , te gjunjezon , dhe te ben te jesh vasal tere jeten , dhe pa dinjitet kombetar. Ky pushtim eshte me i zi , me i tmershem , sepse armikun nuk e ke perballe , por armiku te eshte futur ne te gjitha qelizat e trupit , dhe ne nje moment te caktuar, te asilimon , te zbeh ndjenjen kombetare , dhe ne nje dite te bukur e kupton veten se nuk je me ai popull per te cilen ke qene nder shekuj . Pra ta heqim njehere e mie kete zgjedhe greke se po na merr frymen . Fola dhe lava shpirtin tim . Tashti me duket qe Greqise i ka hasur sharra ne gozhde me kete kryeminister dhe qeveri…
….#shkruar nga…@bujarcani1…
Jam plotesisht i nje mendje me ju per kete çeshtje dhe ju pergezoj per qendrimin e drejte dhe parimore qe keni mbajtur. faleminderit Kryeministri i Im dhe i te gjithe shqipetareve.
Të lumtë Rama, kështu na përfaqëson denjësisht dhe ndjehen krenar dhe jo kokë ulur. Përgjigje e saktë Athinës. Duhet tu kthesh edhe shqiptarëve një përgjigje të merituar, ktheju pronat e konfiskuara nga komunizmi, që mbahen peng nga agjensia e pronave, ktheju shpresën dhe nderin duke hapur vende pune, duke rritur rrogat dhe pensionet, duke luftuar të korruptuarit. Ahere do të mbështesë i gjithë populli
Forca Rama,te mbeshtesin te gjithe “SHQIPTARET”pa dallim bindjeje,pse “ATDHEUN”e duan te gjithe si te djathtet e
te majtet nje some.
Të lumtë dora e mëndja o burrë fisnik Edi Rama! Nuk të quaj as kryeministër, kryetar, kancelar e as pasha o mbret por, shqiptar atdhetar kokë e këmbë!
Me grekun kemi nda edhe tokën edhe ujin që kur se erdhën në trojet pellazgjike. Ishin jabangji e zogj pa pupla. Dmosdo, edhe të uritur. Nuk e dinim se jane sqimtarë, gllabërues e plangprishësë; pamirënjohës den baba den! Edhe zotërat i gllabëruan, dhe jo vetëm ata! Nejse, nuk po hymë e të grryejm tokën e qiellin se pale ç’do të gjenim…?! Mirë, helbete edhe ndonjë të mirë duhet ta kemi marrë prej tyre, por kurrë pabesinë e urrejtjen patalogjike narcisoidale, sidomos të këtyre grekërve bizantinë…! Së fundmi edhe lirinë ua dhamë ne me Boçariotët e Bubulinat, Kundiriotët e Xhavellat, Kollkotronët, Karaskiaqët, Andruço e Miauli, Hasan Bellushi e Ago Myhyrdani. Sulejmani e Shkurtanioti dhe shumë e shumë trima të tjerë të cilët përbënin 90 nga100 heronjtë e kryengritjes së vitit 1821. Pra arvanitët mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821-shit duke qenë pjesa dërmuese e popullsisë në ato treva në periudhat e kryengritjes…! Dhe, me të drejtë dietari austriak Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861) konstaton se: ” Revulucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revoluciion shqiptar e jo grek”!!
Pra, arvanitët e çliruan Greqinë kurse Evropa njerkë e bëri shtet, në Konventën e Londrës, duke emëruar princin e Bavarisë Otto për mbret në vitin1832…
Sot e kësaj dite janë një numër i madh ushtarakësh, gjeneralësh, kryeministrash e ministrash, deputetë e pushtetarë, punëtorë shkencorë, politicienë e artistë (ju kujtohet artistja Melina Merkuri e cila botërisht deklaroi se ështe arvanite dhe se do të vdes si e tillë)!…
O tempora o mores, do të thoshte Ciceroni
Nuk gjej fjale te them Bravo dhe na ben te ndihemi krenare @@