Asnjë reagim nuk ka ardhur prej Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj veprimeve të homologut të tij serb, Aleksander Vuçiç, i cili nisi dje trenin në drejtim të Kosovës.
Vucic ishte në krye të organizimit të trenit serb i cili u ndalua të hynte në Kosovë.
Për këtë provokim po vazhdon të heshtë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Herën e fundit kur ishte për vizitë në Serbi, Edi Rama kishte deklaruar se Serbia për disa tema po sillet më shumë në mënyrë europiane se sa vet shtetet europiane.
“Serbia, që nuk është shtet anëtar, është sjellë në mënyrë më europiane se vendet anëtare” ka thënë Rama në Beograd.
Vucic kishte vendosur të niste trenin për Kosovë duke nxitur reagimin e institucioneve të Shtetit të Kosovës, të cilët nuk lejuan futjen e tij në Mitrovicë. Për të mos lejuar hyrjen e trenti atje kishin dalë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Komentet