Gjatë qëndrimit në Forumin Ekonomik në Botëror në Davos të Zvicrës, kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Ky takim vjen pas deklaratave të dy politikanëve lidhur me çështje të nxehta si pavarësia e Kosovës.
Rama deklaroi dje se Shqipëria dhe Serbia mund të futen njëkohësisht në BE, nëse kjo e fundit njeh pavarësinë e Kosovës.
Por përgjigja e Vuçiç erdhi sot dhe ishte e prerë: “Nëse bisedimet dypalëshe do të thonë njohje e pavarësisë së Kosovës. Atëherë, mirupafshim”.
Rama njofton se me Vuçiç ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës.
Komentet