Në foto: Koordinatori dixhital Fërdi; duke eklipsuar dritën e prozhektorit
Të nderuar rilindës zgërdhirës!
Kryeminstria është shumë e kënaqur nga i gjithë stafi i ministrave dhe deputetëve për performancën e shkëlqyer në zgjedhjet për sekretar të PS.
Kryeministri është i impresionuar nga buzëqeshjet e gjithë stafit dhe sot i ka kushtuar një hapësirë të veçantë përzgjedhjes së buzëqeshjes më të bukur.
Si fillim duam që bashkërisht të falënderojmë AtëLart që ja arritëm kësaj dite dhe mund të jemi të gjithë të qeshur të lumtur edhe të gëzuar në evenimente.
Kryeministria falenderon dhe dëshiron të theksojë se buzëqeshjet më të zjarrta në atë mbrëmje gala, buzëqeshjet e Milena Haritos, Arben Ahmetajt dhe Pandeli Majkos; po bëhen shembull për të gjithë partinë se si duhet t’i hapësh dhëmbët diagonal në mënyrë që edhe buzëqeshja të shndërisë por edhe mizat të mos kenë shteg nga të hyjnë.
Jemi vërtet të impresionuar nga ju të tre dhe kemi menduar që t’iu japim një shpërblim shtesë duke ju dhënë më shumë lishmëri në zgjedhjen e ngjyrës me të cilën do të lyeni zyrën dhe të përzgjedhjes së perdes ose çentrove.
Gjithashtu nuk na e priste mendja që vëllai i AtijLart; pra Koço; të qeshte me aq dashuri përpara aparatit fotografik si kurrë më parë.
Partia jonë është shembulli i përkryer se mund të qeshim edhe pa bërë prova paraprake në shtëpi sepse ato buzëqeshje që ju dhatë ishin magjepsëse, të dashurueshme dhe të admirueshme.
Na ka munguar pa fund buzëqeshja e Ilir Beqjas të cilën asnjë nga ata fotografët nuk kishte arrtiur ta kapte; por çoç kompesohej me buzëqeshjen e Saimirit dhe Pandit përzier bashkë.
Englantina Gjermeni; faleminderit shumë motër, por më tërheqëse ke kaçurelat se sa buzëqeshjen.
Duhet që gjithnjë të jeni po aq të qeshur sa dhe ditën e zgjedhjeve, merrni shembull nga kjo ditë për festat që kemi përpara.
Milena të lutem; përqëndrohu sa më shumë; kemi festën e hashures moj korbë.
Ti Saimir shiko nga aparati kur të buzëqeshësh se të ikën ajo alamet e zgërdhire dëm.
Kryeministri nga ana e tij dëshiron t’iu bëjë me dije se ai personalisht do mbështesë ata deputetë që buzëqeshin në mënyrë sa më lozonjare dhe sidomos gratë e partisë që në foto duken si kunadhe ose si nuselale.
Kryeministri është tepër i kënaqur me rezultatet e votimeve dhe dëshiron të shprehë lumturinë e tij të pakufishme për zgjedhjen e Fërdi Pezës si koordinator dixhital.
Kryeministri këmbëngul se buzëqeshja e Fërdit është e brishtë si mëngjesi i 1 Prillit dhe është ogur i ardhjes së stinës pranverore.
Për këtë arsye; kryeministri do hapë dhe garën brenda radhëve të partisë për t’iu motivuar që të zgërdhiheni sa më shumë.
Kompeticioni në fjalë do të quhet: “Sa herë buzëqesh Fredi; një yll bie nga qielli”.
Suksese të nderuar; mirë u zgërdhifshim në të tjera festa; e synetlliqe.
Me respekt Endri Transparenti.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet