Kryeministri Edi Rama në takimin e parë me deputetët e rinj u ka dhënë mesazhe të qarta atyre për punën që i pret në këtë mandat të ri që u besuan shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ekipi i ri qeverisës do të jetë gati në muajin shtator, ndërkohë që deri atëherë do të bëhet në punë e madhe në bazë, mes njerëzve për të gjitha shqetësimet dhe ankesat e tyre.
“Marrëveshja me PD-në do të mbetet një busull orientuese”- tha Rama, duke kujtuar se ndërkohë që dy konkurrëntet e tyre kanë punë për të zgjidhur me zgjedhjet për drejtimin e partisë ata vijojnë me punën e madhe që i pret.
“Mos kujtojë asnjë se e them kot, sot jemi më të fortë jo se kemi shumicën, por se kemi mbështetjen më të madhe, por kjo është me kushte të rënda që po nuk u plotësuan do kemi në zgjedhjet e ardhshme që pati PD, që nuk kuptoi kurrë se nuk ishte faji i njerëzve që ndëshkuan rëndë 4 vjet më parë. Nuk duhet të ishe profet për të parë që në seancën e parë e për ta kuptuar se cfarë e priste PD”- tha Rama.
Ai ka theksuar edhe njëherë se edhe pse kanë shumicën nuk do të qeverisin të vetëm. “ Nuk do të qeverisim të vetëm, por në një koalicion të madh me njerëzit. Kërkuam mandat kuqezi e do të qeverisin kuqezi jo si përca e sundo në cdo zonë, e shpërndarës favoresh me shkopin e partisë”- tha ai.
Komentet