E ka nisur me nje urim per Kampionin më të ri të Europës, shqiptarin Izmir Smajlaj, komunikimin javor ne rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, per te vijuar me ato qe ka bere ne tre vjet e gjysme qeveria e koalicionit Rama-Meta.
Shefi i qeverise e ka vene theksin tek reforma ne drejtesi dhe vetingu teksa ka thumbuar opoziten per ultimatumet dhe kerkesat e saj, ku tha se ata qe duan te pengojne pastrimin e pallatit te drejtesise, kthehen ne pengmarres edhe te vete zgjedhesve.
“Na duhet një drejtësi e re, një drejtësi që e bën shtetin shtet dhe qytetarin njeri të lirë
themelet e një drejtësie të re janë vendosur dhe Kuvendi i ka miratuar ligjet themelore,
koha është tani dhe politika shqiptare duhet ta mishërojë këtë aspoiatë mbarëkombëtare duke i hapur rrugë ndëshkimit te gjykatesve dhe prokuroreve.
Koha është tani dhe cdo viktimë e re e padrejtësisë në sallat e gjyqeve të këtij vendi është viktime edhe e polikanëve që i bëhen mburojë të shkuarës dhe pengojnë të ardhmen.
Koha është tani dhe cdo vonesë në clirimin e drejtësisë i kthen politikanët në pengmarrës të ekonomisë, integrimit në Evropë në pengmarrës të vetë zgjedhesve që votojnë parti të ndryshme por kane te gjithe te drejten te jene te barabarte perpara ligjit.
Shumica parlamentare ëhstë gati tani për të bërë detyrën e saj kushtetuese dhe parlamentare për të mbështetur prokurorët dhe gjykatësit që do të dalin te paster dhe te drejte nga ky proces historit”, u shpreh Rama.
“Koha eshte tani dhe opozita, PD s’mund të fshihet në cadrën e luftës për pushtet duke braktisur detyrën e saj kushtetuse dhe zgjedhesve të saj të cilët mund të mos e duan qeverinë por drejtësinë dhe intergrimin e duan njësoj sa zgjedhësit qe mbeshtesin qeverine.
Të thuash sot dua një herë pushtetin në tavolinë dhe pastaj të shohim e të bëjmë vetingun është njësoj si të thuash karrigja ime nuk pret se po fundoset ndërsa drejtësia pret dhe 25 vjet të tjera punë e madhe se demokratët e zakonshëm dhe docialistet do vazhdojë të fundosen në detin e viktimave të korrupsionit dhe krimit që bëjnë ligjin në gjykata.
Të thuash sot se qeveria e zgjedhur nga populli me votë madje në zgjedhje që i kanë organizuar vetë duhet të iki para zgjedhjeve se ndryshe do i fitojë prapë zgjedhjet është njësoj si të thuash që kushtetuta e ligjet janë llafe kot boshe, është njësoj si të thuash ose më jepni mua pushtetin në tavolinë ose unë do e mbaj popullin peng të prokurorëve dhe gjykatesve të korruptuar që e mbajtën drejtësinë larg cadrës sime.
Të thuhas që cadra ime është populli, atdheu, Evropa, Amerika dhe të ulërasësh se cdo gjë tjetër përfshi edhe qëllimet e mira të partnerëve tanë evropianë janë “bullshit”, është si të kesh hipur në majë të një pallati dhe të vësh alarmin se do hidhesh me kokë po nuk të dhanë celësat e gjithë pallatit”
Ndjese por kesi ultimatumesh nuk kane llidhje me demokracine…Opozita mund ta vazhdoje sa te doje shfaqjen e saj, ne na mbetet vetem ta ftojme dhe riftojme ne rrugen e arsyes dhe te biem dakort me cdo porozim realist te saj”, tha me tej Rama.
Komentet