Rama qëndrimin e tij e ka shpalosur nga foltorja e Kuvendit ku ka dhënë “një paralajmërim të fortë, lidhur me atë që e ka quajtur kërcënim i shqipes dhe harmonisë fetare dhe përkatësisë evropiane të shqiptarëve”.
Duke iu referuar ngjarjes së fundit për mbulimin e Skënderbeut në shesh, gjatë festës së Kurban Bajramit, Rama tha se për këtë duhet një analizë e fortë dhe reflektuese.
“Në emër të shumicës qeverisëse ju shpreh sot të gjithëve, opozitës tradicionale apo sezonale, gatishmërinë tonë të ndërmarrim një nismë të përbashkët, tryezë të hapur që duhet të na bashkojnë.
Shqipëria e bashkuar me Evropën, apo bashkimi kombëtar i shqiptarëve janë apo nuk janë paketë e bashkëpunimit tonë? Nuk po flas për Shqipëri të madhe por për një popull të vetëm shqiptar, që ka dy shtete, por është ende larg së qeni i lidhur në të drejta dhe detyrime, kompakt në qëllimet e mëdha. Edhe gjuha jonë sot, shqipe, gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e boshllëkut të arsimit në tranzicion, ca nga çodoria e pjellë prej tranzicionit që na shfaqet në forma shqetësuese marrëzie, si ishte ajo që përfshiu edhe heroin tonë kombëtar Skënderbeun. Njerëz që nuk maten as me zgjatimin e funbarkut të kalit të Gjergjit mbinë nga dheu për t’i bërë karshillëk historisë së tij, historisë sonë të fëmijëve tanë. Aq qesharak, ai episod kërkon analizë, reflektim, jo për perden që nuk e mbuloi monumentin, por me çfarë u shfaq duke e përdorur atë perde të montuar si embrioni i një krimbi kërcënues, për harmoninë fetare dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve”, tha kryeministri shqiptar.
Quote Edi Ramaes:
Njerez qe nuk maten as me zgjatimin e funbarkut te kalit te Gjergjit
mbine nga dheu per t’i bere karshillek histories se tij, histories sone te femijve tane.
___________________________________________________________________
Me keto qe po thua ti ketu o Edi Rama na e bere Skenderben me te madh se zotin.
Well Saing Veri!
Edhe une po i mbyll postimet e mia ketu ne Voice Of Albanians Web Site.
Buy!
Rama eshte i korruptuar deri ne palc, eshte trfikant droge , eshte mashtrues i klasit te pare, sundon mbi varferin ekstreme shqiptare,me disa te tjere te korruptuar e kriminela si Meta , Basha, Ruçi! Dhe eshte keshtu injorant saqe mendon te beje ate qe beri miku i tij Erdogan; Por i ka ditet e numrura; uroj t’ mos perfundojne si Gheddafi!
Edi Rama ka shume pune per te bere si Kryeminister i Shqiperise.
Ai nuk duhet te merret me perden qe mbuluan BOLET e kalit te Skenderbeut.
Goodbye
Veri!