Edi Rama ka thirrur sot një miting në sheshin qendror të Tiranës ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë punonjësit e bashkisë.
Ky është një precedent i paparë ndonjë herë në vendin tonë, ku kreu i qeverisë merr kompetencat e kreut të bashkisë së burgosur për korrupsion e pastrim parash dhe i bën karshillëk prokurorëve të SPAK duke i intimiduar me mitingje e deklarata.
Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i qeverisë duket se është angazhuar intensivisht edhe ne drejtimin e kryeqytetit. Dhe për të treguar këtë, ose për të bërë sikur, ai ka thirrur në shesh të gjithë vartësit e Veliajt për t’u dhënë mesazhin e kundërshtisë ndaj vendimeve te SPAK.
Si një shenjë mbështetje për hajdutin e bashkisë është edhe vendimi i kreut të qeverisë, që të mos e shkarkojë nga drejtimi i baskisë, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares.
Në sheshin “Skënderbej” pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Të gjithë në rreshta karrigesh, të rrethuar me gardh metalik, që të kujtojnë kohën e diktaturës apo ceremonitë e Kim Jong Un në Korenë e Veriut./E.I/sn